LAJMI I FUNDIT:

Qytetarja nga Ferizaj dorëzon në polici portofolin e gjetur me mbi 200 euro

Qytetarja nga Ferizaj dorëzon në polici portofolin e gjetur me mbi 200 euro
Foto: Ilustrim

Një qytetarë nga Ferizaj, mbrëmë vonë kishte gjetur një portofol me dokumente dhe mbi 200 euro në të, të cilin e ka dorëzuar në polici.

Lajmin e kanë bërë të ditur nga stacioni policor në Ferizaj përmes një njoftimi ku kanë dhënë edhe detaje.


“Me datën 07.05.2021 rreth orës 22:00, një qytetare e Ferizajt (F/SH/K), F.R 34 vjeçe, në afërsi të shkollës fillore, e mesme e ulët ‘’Gjon Serreqi’’ në Ferizaj, ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, është bërë e ditur se portofoli i përkiste një shtetases kosovare, E.G 28 vjeçe.

“Ajo menjëherë ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor të Ferizajt. Pas procedurave të verifikimit të pronares, në prani të policisë, pronares i kthehen paratë ( 213 euro, letërnjoftimi i RKS-së dhe një dokument tjetër)”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/