LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku: Ekspozita për Sali Çekajn i pasqyron dy anët e tij, të një intelektuali të rrallë e luftëtari trim

Abdixhiku: Ekspozita për Sali Çekajn i pasqyron dy anët e tij, të një intelektuali të rrallë e luftëtari trim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhku ka marrë pjesë në ekspozitën për Sali Çekajn.

Abdixhiku ka thënë se Sali Çekaj ishte luftëtar i madh e intelektuali i shquar i lëvizjes për liri e pavarësi, transmeton Telegrafi.


“Një jurist, një politikan, një oficer, një prijës i dalluar i UÇK-së. Bashkëluftëtarët me të drejtë e quanin ‘Veteran’ – sepse ishte ndër të parët e të rrallët. Sali Çekaj, ishte edhe aktivist i LDK-së; nënkryetar i Degës në Gjermani, shtytës i organizimeve thelbësore në mërgatë”, thotë ai.

Më tej, kreu i LDK-së pohon se “Ekspozita në Muzeun e Kosovës i pasqyron dy anët e tij – të një intelektuali të rrallë e luftëtari trim; nga ditët e para të aktivimit politik e deri tek e përjetshmja, e rënies së tij”.

“Më la përshtypje fotografia e fundit me familje, para nisjes për në Kosovë. Kishte aq gëzim tek të gjithë; tek ai, tek fëmijët e tij. Nga ajo ditë ndarëse, Sali Çekaj fitoi një familje më të madhe”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori