LAJMI I FUNDIT:

Theret më thikë një person në Vushtrri

Theret më thikë një person në Vushtrri
Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi e ka rrahur si dhe sulmuar me thikë një person tjetër të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 12:20 në sheshin “Hasan Prishtina”, në Vushtrri.

Siç thuhet në raport, viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.


“Është arrestuar një i dyshuar mashkull  kosovar pasi që i njëjti ka rrahur dhe sulmuar me thikë viktimën mashkull  kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, nga i dyshuari është konfiskuar thika e cila është përdorë në rast ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/