LAJMI I FUNDIT:

Kamberi: Provokim dëmtimi i përmendores së Fatmir Ibishit dhe vendosja e flamurit serb në Konçul

Kamberi: Provokim dëmtimi i përmendores së Fatmir Ibishit dhe vendosja e flamurit serb në Konçul

Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar pas dëmtimit të përmendores së dëshmorit Fatmir Ibishi në Konçul dhe vendosjes së flamurit serb mbi të.

Kamberi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ky është një akt që rrezikon paqen dhe stabilitetin, dhe provokon banorët shqiptar të Konçulit.

“Gjykoj ashpër provokimin e paprecedent të dëmtimit të përmendores së dëshmorit Fatmir Ibishi dhe vendosjen e flamurit serb mbi të. Ky akt rrezikon paqën dhe stabilitetin, provokon banorët shqiptarë të fshatit Konçul dhe Komunës së Bujanocit dhe nxitë situata të padëshirueshme për të gjithë”, shkruan Kamberi.

Hiqet flamuri serb e rikthehet flamuri kombëtar tek përmendorja e dëshmorit shqiptar në Konçul
Lexo po ashtu Hiqet flamuri serb e rikthehet flamuri kombëtar tek përmendorja e dëshmorit shqiptar në Konçul

Ai po ashtu shtoi se “Është krejtësisht i pakuptimtë dhe i papranueshëm qëllimi që të tensionohet situata dhe të nxiten incidente me provokime të këtij lloji”.

“Ftoj organet kompetente që të ndërmarrin të gjitha masat për zbardhjen e këtij rasti dhe parandalimin e provokimeve të tjera eventuale”, shkruan ai.

Ndryshe, flamuri serb është vendosur sot nga persona të paidentifikuar në fshatin Konçul të Komunës së Bujanocit, në afërsi të përmendores së dëshmorit të parë të UÇPMB-së, Fatmir Ibishi.

Përmes një videoje në Facebook, i menjëhershëm ka qenë reagimi i nënkryetarit të Bujanocit, Shqiprim Musliu, i cili edhe e ka larguar flamurin serb nga aty dhe ka vendosur flamurin shqiptar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
Mbi 33 kg ari të sekuestruar, publikohen pamjet nga aksioni në argjendaritë e Gjilanit

Mbi 33 kg ari të sekuestruar, publikohen pamjet nga aksioni në argjendaritë e Gjilanit

Lajme
Policia arreston gjashtë persona në Gjilan, sekuestron mbi 33 kilogramë ari dhe mijëra euro

Policia arreston gjashtë persona në Gjilan, sekuestron mbi 33 kilogramë ari dhe mijëra euro

Kronika e Zezë
Tentoi të fuste në Kosovë pije alkoolike nga Serbia, dogana sekuestron mallrat

Tentoi të fuste në Kosovë pije alkoolike nga Serbia, dogana sekuestron mallrat

Lajme
Osmani takim me presidentin e El Salvadorit: Vendet tona kanë potencial të madh për bashkëpunim

Osmani takim me presidentin e El Salvadorit: Vendet tona kanë potencial të madh për bashkëpunim

Lajme

"20 mijë euro për statusin e viktimës së luftës", rrëfimi i të mbijetuarës së masakrës së Abrisë

Lajme
Kalo në kategori