LAJMI I FUNDIT:

Policia në Pejë konfiskon mbi 12 motoçikleta të pa regjistruara

Policia në Pejë konfiskon mbi 12 motoçikleta të pa regjistruara

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Pejë, ka filluar zbatimin e planit operativ kontrollin e shtuar në komunikacion dhe atë që nga fillim prilli i vitit 2021.

Ndërsa sot në një operacion taktik në qytetin e Pejës ka vazhduar realizimin e planit te tillë dhe ka lëshuar fletë gjoba dhe larguar nga komunikacioni mbi dymbëdhjetë motoçikleta për mos regjistrim dhe për mos mbajtje të pajisjeve adekuate për ngasjen e mjetit të tillë.

“Gjithashtu njësia rajonale e komunikacionit rrugor në Pejë do vazhdoi se implementuari ketë plan edhe në qytetet tjera të rajonit të Pejës si Istog, Klinë, Deçan dhe Junik dhe atë gjatë tërë sezones verore.


Pasi që tashmë është në rritje numri i ngasësve të motoçikletave në rrugë, duke përfshirë edhe atë ne të shumtën e rasteve ngasësit janë të rijnë në moshë, ku me ketë edhe shkaktojnë aksidentet të mundshme dhe për të parandaluar ketë njësi e komunikacionit rrugor në Pejë nuk do ndalet gjatë tërë kësaj periudhe”, thuhet në njoftim.

Duke marr parasysh se aksidentet në trafik ku të involvuar janë motoçiklistët zakonisht rezultojnë me lëndime të rënda trupore apo edhe fatalitet, apelojmë për respektim të ligjeve dhe rregullave në komunikacion. /Telegrafi/