Trajnerët ‘emergjent’ e dërgojnë Chelsean në finalen e Ligës së Kampionëve: Tri finale me emra si Grant , Di Matteo dhe tani Tuchel
Chelsea sonte e siguroi finalen e tretë në historinë e klubit në Ligën e Kampionëve, ku një e ka fituar deri tani dhe një do ta luajë.
Të tri herët kanë qenë padyshim prej s klubi është në pronësinë të rusit Roman Abramovich, i cili mori drejtimin e bluve në vitin 2003. Prej ardhjes së tij klubi është shndërruar një superfuqi evropiane të futbollit.
Një fakt tjetër interesant që duhet përmendur është se skuadra e Chelseat, në të tre herët që ka shkuar në finalen e Ligës së Kampionëve it ka shkuar me trajner zëvendësues dhe jo me atë që e ka drejtuar ekipin në fillim të sezonit.
Në sezonin 2007/2008, ishte shkarkuar Jose Murinho, teksa u zëvendësua nga izraeliti Avram Grant.
Ai e dërgoi Chelsean në finalen e Moskës, ku u mposht nga Manchester United vetëm pas ekzekutimit të penalltive.
Katër vjet më vonë, ishte radha e Andres Villas Boas, i cili u shkarkua, duke i lënë vendin Roberto Di Matteos.
Italiani ia arriti të triumfonte në Ligën e Kampionëve, kur e mposhti Bayern Munichun në finale pas penalltive që mbetet edhe trofeu i vetëm në këtë garë.
Situatë e ngjashme është edhe këtë sezon, pasi Thomas Tuchel mori vendin e Frank Lampard në muajin janar, pasi ai u shkarkua shkaku i rezultateve të dobëta.
Gjermani arriti të ringinte skuadrën, duke e kualifikuar për në finalen e Ligës së Kampionëve, ndërsa tani mbetet të shihet se a do ta këtë fatin e Grant apo të Di Matteos. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251