LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori i Gjermanisë i premton mbështetje Haxhiut për Ligjin që konfiskon pasurinë e pajustifikueshme

Ambasadori i Gjermanisë i premton mbështetje Haxhiut për Ligjin që konfiskon pasurinë e pajustifikueshme

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, priti sot në takim Ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde dhe zëvendësshefin e misionit Joan-Axel Voss, me ç’rast u diskutua rreth prioriteteve të Ministrisë së Drejtësisë.

Në takim ministrja Haxhiu, e njoftoi Ambasadorin Rohde, për prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë për të cilat u ofrua mbështetje veçmas me proceset që lidhen me rishikimin funksional, hartimin e strategjisë, procesin e vettingut, dhe angazhimin në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë thuhet se Ambasadori Rohde shprehu gatishmërinë për të mbështetur anëtarësimin e Kosovës në Konferencës e Hagës.


“Rohde, gjithashtu shprehu gatishmërinë për ofrimin e mbështetjes për Ministrinë e Drejtësisë sipas prioriteteve të prezantuara, dhe përgëzoi për iniciativën drejt forcimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit, me theks të veçantë, për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme”, njofton Ministria e Drejtësisë.

Me interesim të shtuar për të bashkëpunim, palët u dakorduan për takime të mëtutjeshme. /Telegrafi/