LAJMI I FUNDIT:

QKUK nuk ka serum kundër helmimit, qytetari i kafshuar nga gjarpri kërkon ndihmë në spitalin e Mitrovicës së Veriut

QKUK nuk ka serum kundër helmimit, qytetari i kafshuar nga gjarpri kërkon ndihmë në spitalin e Mitrovicës së Veriut
Foto: Ilustrim

Një i ri nga Podujeva është detyruar të kërkojë shërim në spitalin e Mitrovicës së Veriut, pasi në Qendrën Klinike Universitare nuk kishte serum kundër helmimit.

Fatbardh Hyseni dje u kafshua nga gjarpri dhe menjëherë kërkoi ndihmë në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare. Aty ndejti për disa orë por nuk iu bë zgjidhje, e më pas u kërkua trajtim edhe në Klinikën Infektive.

I riu tregon se më pas është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Plastike, por nga Infektiva janë përgjigjur negativisht pasi nuk kanë pas në stok ilaçin kundër helmimit nga kafsha.


“Kam prit disa orë në Emergjencë, por askush nuk u interesojke për mu. Tani kena lyp në Infektivë. Më kanë çu edhe në Kirurgji Plastike se më ka ra të fikët. Na thanë që s’ka serum as në Infektivë”, ka deklaruar Hyseni për Gazetën Shneta.

Tutje ai ka thënë se ilaçin e kanë kërkuar edhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës, por as atje nuk kanë gjetur zgjidhje. Më pas u detyruan të kërkojnë ndihmë në spitalin e Mitrovicës së Veriut.

“Mbrëmë kena ardh këtu dhe më kanë prit mirë. Më kanë thënë serumin dhe tani jam më mirë. Më kanë kërkuar të qëndrojë edhe sonte në spital për të më përcjellë gjendjen”, ka treguar pacienti.

Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Plastike në QKUK, Dr. Zejnë Buja, ka konfirmuar për Gazetën rastin e Hysenit. Ai ka thënë se kafshimi i gjarprit është rast për Klinikën Infektive, por për shkak të gjendjes me Covid është pranuar në Plastikë.

“Po e kemi pas një rast dje. Ka shkuar në Mitrovicë për shkak se në QKUK kishte mungesë të serumit”, ka thënë Buja.

Në anën tjetër nga QKUK nuk kanë dhënë sqarime në pyetjet e dërguara nga Gazeta në lidhje me këtë rast, si dhe për mungesën e serumit në klinika.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Drejtësi
Kalo në kategori