LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Donika Gërvalla mbron dhe afirmon luftën çlirimtare të UÇK-së

Kurti: Donika Gërvalla mbron dhe afirmon luftën çlirimtare të UÇK-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ka filluar një fushatë kundër zëvendëses së tij, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, kinse ajo nuk respekton Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Kurti thotë se kjo fushatë ka nisur pikërisht në kohën kur është Gërvalla është kthyer nga vizita e suksesshme në Bruksel, transmeton Telegrafi.

“Dje, duket që filloi një fushatë kundër zëvendëses sime dhe ministres së MPJD, znj. Donika Gërvalla, me tezën se ajo nuk e respekton UÇK-në. Është interesante qysh kjo fushatë nuk nisi kur znj.Gërvalla erdhi në listën tonë zgjedhore e as kur u emërua ministre, por tash që u kthye nga vizita e suksesshme në Bruksel”, thotë Kurti.


Më tej, kryeministri potencon se Gërvalla në takimet me ndërkombëtarë ka shpjeguar krimet e Serbisë, si pak kush tjetër.

“Znj. Gërvalla e mbron dhe e afirmon luftën tonë çlirimtare dhe UÇK-në. Në takimet me ndërkombëtarë, ajo e shpjegon agresionin dhe krimet e Serbisë gjatë luftës në Kosovë si pakkush tjetër”, pohon Kurti.

Së fundmi në media janë kthyer disa deklarata të mëparshme të Donika Gërvalles për Specialen, ku kishte thënë se do të bashkëpunojë me Speciale për krimet në Kosovë.

E pas reagimeve të shumta, ministrja Gërvalla përmes një postimi në Facebook ka thënë se nuk do të pushoj së kërkuari drejtësi për të gjitha viktimat në Kosovë, pa marrë parasysh përkatësinë politike, gjininë, kombësinë apo funksionin e viktimave dhe autorëve të krimit.

“Dje, sot por edhe nesër. Asnjëherë nuk do të pushoj së kërkuari drejtësi për të gjitha viktimat në Kosovë, pa marrë parasysh përkatësinë politike, gjininë, kombësinë apo funksionin e viktimave dhe autorëve të krimit. Kjo është më e pakta që mund të bëjmë jo vetëm për viktimat, por edhe për gjeneratat që vijnë. Heshtja qyqare nuk e nderon asnjërin prej nesh. Kuvendi i Republikës së Kosovës e ka thënë qartë fjalën e tij. Si ministre e qeverisë së zgjedhur me votën më të fuqishme qytetare i përulem çdo vendimi të Kuvendit”, ka thënë në reagim ministrja Gërvalla.

Ndryshe, publikimi i këtyre deklaratave ka nxitur debat në vend, ku partia opozitare PDK ka kërkuar edhe dorëheqjen e ministres. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori