LAJMI I FUNDIT:

Varhelyi nuk e përjashton mundësinë e ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut lidhur me hapjen e negociatave

Varhelyi nuk e përjashton mundësinë e ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut lidhur me hapjen e negociatave

Gjatë vizitës së tij në Shkup, komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi deklaroi se nisja e bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian varet nga marrëveshja e Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë.

I pyetur lidhur me gjasat që Maqedonia e Veriut t’i fillojë negociatat me BE-në në qershor, ai ka thënë se kjo kërkon pëlqimin e të gjitha vendeve anëtare të unionit.

“Është një pyetje e vështirë. Ne ende duhet të punojmë shumë, ne nuk jemi atje ku duhet të jemi tani. Të gjitha vendet anëtare duhet të bien dakord. Kjo do të thotë se do të duhet të gjejmë një zgjidhje në lidhje me Maqedoninë e Veriut”, ka thënë Varhelyi.


Ai nuk e përjashtoi mundësinë që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut, apo e para t’i nisë bisedimet e anëtarësimit në BE, edhe pse zyrtarë të lartë evropianë disa herë kanë theksuar se dy shtetet duhet në bllok t’i hapin bisedimet e anëtarësimit.

“A është e mundur të ndahen dy vendet? Ky proces bazohet në merita dhe nëse shikoj arritjet e Shqipërisë, shoh se ata i kanë përmbushur të gjitha kushtet. Nëse nuk ka marrëveshje në lidhje me Maqedoninë e Veriut, mund të vijë ai moment, kur do të duhet ta shqyrtojmë këtë opsion. Shpresoj që kjo të mos ndodhë. Sot kemi pasur bisedime shumë të rëndësishme me kryeministrin dhe kemi rënë dakord që duhet të bëjmë përparim”, ka deklaruar ai.

Në një deklaratë me shkrim të Qeverisë në Shkup është thënë se, “në takimin me komisionarin Varhelyi është diskutuar për zhvillimet aktuale në procesin e integrimit të vendit në BE dhe, me këtë rast, kryeministri Zaev ka theksuar se Maqedonia e Veriut është e gatshme dhe e hapur për të gjetur një zgjidhje të përbashkët për kontestin me Bullgarinë”.

Bullgaria, në nëntor të vitit 2020, ka bllokuar nisjen e bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut me BE-në, duke e kushtëzuar me arritjen e marrëveshjes në lidhje me kërkesat e saj për identitetin dhe gjuhën maqedonase.

Sofja nuk e konteston identitetin maqedonas, por kërkon nga Shkupi që të pranojë se gjuha dhe identiteti kanë “rrënjë bullgare”.

Dy shtetet kanë arritur një marrëveshje për fqinjësi të mirë më 2 gusht të vitit 2017, por marrëveshja ka thelluar dallimet, për shkak të interpretimeve të pjesëve të saj dhe mosdefinimit të duhur.

Bisedimet mes dy vendeve kanë vazhduar në nivel të ekspertëve për çështjet kontestuese, por ende pa një epilog konkret. /Ora News/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Drejtësi
Kalo në kategori