LAJMI I FUNDIT:

Cen Desku flet për arrestimin e tij në luftë: UNMIK-u ka falsifikuar deklaratat e mia

Cen Desku flet për arrestimin e tij në luftë: UNMIK-u ka falsifikuar deklaratat e mia

Bashkëthemeluesi i degës së LDK-së në Komunën e Malishevës, Cen Desku gjatë 30 tetorit të vitit 1998 ishte arrestuar nga strukturat e UÇK-së.

Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së në atë kohë kishte lëshuar komunikatë për arrestimin e tyre. Cen Desku dhe një tjetër aktivist i LDK-së konsideroheshin të dëmshëm për luftën e UÇK-së.

Mirëpo, Desku në “Debat Plus” thotë se ai ishte arrestuar për arsye politike sepse ishte themelues i LDK-së.


“Jam arrestuar nga gjashtë persona. Katër prej tyre i kam njohur, ndërsa dy prej tyre nuk i kam njohur”, deklaroi Desku, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se në atë kohë ka pasur disa keqkuptime mes LDK-së dhe UÇK-së, derisa personalisht thotë se për shumë kohë ka qenë pjesë e mbrojtjes së armatosur.

Desku thotë se dëshmitë e tij pas luftës janë falsifikuar nga UNMIK-u dhe se ai asnjëherë nuk kishte pasur fjalë të këqija për UÇK-në.

“UNMIK-u ka falsifikuar deklaratat e mia. Nuk e di qëllimin e tyre, por edhe mund të kenë pasur qëllim të bëjnë përçarjen e shqiptarëve”.

Desku thotë se personalisht asnjëherë nuk e ka thënë se “ai është arrestuar nga Hashim Thaçi”.

“Unë kam thënë se të tjerët më kanë thënë se jam arrestuar [me urdhër] nga Hashim Thaçi”, deklaroi ndër të tjera Cen Desku./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori