LAJMI I FUNDIT:

E ardhmja e Maurizio Sarrit pritet të jetë në Ligën Premier: Arsenal dhe Tottenham janë vënë pas tij

E ardhmja e Maurizio Sarrit pritet të jetë në Ligën Premier: Arsenal dhe Tottenham janë vënë pas tij
Maurizio Sarri (Foto: Juventu FC/Twitter)

Jose Mourinho tashmë është emëruar zyrtarisht si trajner i Romës, pozitë që flitej se ishte e rezervuar për Maurizio Sarrin.

Tani trajneri italian lidhet me një rikthim në Ligën Premier, pasi Arsenali dhe Tottenhami janë në bisedime me teknikun toskan, shkruan Football Italia.


Tottenham kishte filluar negociatat  me ish-trajnerin e Juventusit dhe Chelseat, menjëherë pasi njoftuan për shkarkimin e Jose Mourinhos në prill.

Gjithash sipas mediave në Itali edhe Arsenali gjithashtu ka filluar bisedimet me Sarrin, pasi Mikel Arteta, pritet të largohet nga “Emirates” në fund të sezonit.

Sarri është i hapur për t’u rikthyer në Ligën Premier, ku aty e kishte kaluar një sezon me Chelsean, kur ai fitoi Ligën e Evropës.

Ai është akoma nën kontratë me Juventusin deri në qershor 2022.

Gjigandët e Serie A mund të kishin përfunduar marrëveshjen e tij që vlen 6 milionë euro në vit deri në fund të prillit, duke paguar një tarifë prej 2.5 milionë euro në vit, por nuk e kanë përdorur këtë mundësi.

Kjo do të thotë që nëse Sarri bashkohet me ndonjë klub tjetër, ai do të duhet të lirohet nga Juventusi, ose Zonja e Vjetër mund të kërkojë dëmshpërblim për ta lënë trajnerin të largohet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Bundesliga
Kalo në kategori