Shtatëmbëdhjetë punëtorë të kompanisë Tenton në Prishtinë, pa ndonjë problem punuan nga shtëpia, në kohën kur në Kosovë u aplikuan masat e izolimit.
Kështu shprehet Alban Sahiti nga kjo kompani, duke shtuar se e kanë menduar që këtë formë të punës ta praktikojnë edhe pas pandemisë COVID-19, pasi siç thotë ai, “është lehtësuese kur një punëtor thotë se nuk mund të vijë në zyre, por mund të punojë nga shtëpia”.
Se punëtorët mund të mos kthehen fare në zyre edhe pas pandemisë dhe ta vazhdojnë punën nga shtëpia, e thotë edhe drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka.
Zeka thotë se nga bisedat që ka pasur OEAK me bizneset, disa prej tyre kanë thënë se janë duke e konsideruar këtë formë të punës.
Ai thotë se puna në distancë është menduar nga kompanitë se mund të jetë e dobishme jo vetëm për punonjësit, por edhe për punëdhënësit.
“Punëdhënësit do të reduktonin shpenzimet, siç janë qiraja, shpenzimet komunale, shpenzimet e energjisë elektrike dhe shpenzime të tjera. Ndërkaq, punëmarrësit do të mund t’i kushtonin më shumë kohë familjes”, thotë Zeka për Radion Evropa e Lirë.
Por, Alban Sahiti nga Tenton, thotë se puna nga shtëpia mund të mos pëlqehet nga të gjithë punëtorët.
“Këtu hyjnë shumë gjëra që ndikojnë për të bërë punën nga shtëpia. Njëra nga to është mentaliteti në Kosovë. Disa nga punëtorët, ndonjëherë nuk duan nëse ju ofrohet mundësia që të punojnë vetëm nga shtëpia. Ka disa prej atyre që dëshirojnë të dalin në zyre, të kenë mundësinë e shfrytëzimit të pauzës së drekës e të tjera dhe të mos jenë të mbyllur në shtëpi”, thotë Sahiti për Radion Evropa e Lirë.
Ai shton se puna nga shtëpia që kanë bërë punëtorët e kësaj kompanie, ka qenë produktive. Por, nëse në të ardhmen mendohet që të punohet vetëm nga shtëpia, punëtorët, thotë Sahiti, duhet të trajnohen me këtë formë të punës.
Në Kosovë nuk janë bërë hulumtime se sa për qind e të punësuarve, gjatë kohës së pandemisë kanë punuar nga shtëpia.
Por, në muajin mars 2020, kur në Kosovë u paraqiten rastet e para me COVID-19 dhe kur vendi u fut në izolim, pothuajse të gjithë ata të punësuar që patën mundësi të punonin nga shtëpia, filluan ta bënin këtë.
Ndërkohë, me lirimin e masave për parandalimin e përhapjes së pandemisë, shumë kompani ofruan sistem hibrid të punës, me javë apo ditë pune nga shtëpia dhe anasjelltas.
Por, jo të gjitha profesionet kanë mundësi ta aplikojnë këtë formë të punës. Në Kosovë, profesionet që aplikuan punën nga shtëpia ishin profilet e ndryshme të teknologjisë, fushës së ekonomisë e të tjera.
Tregu i punës ndryshon pas pandemisë
Visar Vokrri, drejtor programor në Institutin Riinvest, thotë se është e vështirë të thuhet saktë se çfarë ndikimi do të ketë pandemia në tregun e punës, por një gjë, shton ai, është e sigurt që tregu i punës nuk është më si para pandemisë COVID-19.
“Puna në distancë është bërë e zakonshme. Konsideroj që do të jetë puna e re në normalitetin e ri. Por, jo për të gjithë. Puna në distancë mund të bëhet vetëm për profesionistë mirë të shkolluar dhe një gjë e tillë nuk mund të thuhet për ata me nivel më të ulët të shkollimit, që kryesisht punën e kanë pasur në kontakt të përditshëm me njerëzit tjerë”, thotë Vokrri për Radion Evropa e Lirë.
Transformimi i punës përmes digjitalizimit dhe automatizmit, thotë Vokrri, ka qenë një trend që është parë edhe para pandemisë, por gjatë vitit të kaluar është parë një përshpejtim i këtij transformimi.
“Punët e së ardhmes do të jenë ngushtë të lidhura më shkathtësitë digjitale. Do të ketë kërkesë për punë për punëtorë që i posedojnë këto shkathtësi. Në aspektin afatgjatë është i domosdoshëm një reformim i rëndësishëm sistemit arsimor që do të iu lehtësoj të rinjve që futen në tregun e punës me përballjen me revolucionin teknologjik”, përfundon ai.
Tendenca e punës në distancë gjatë izolimit u praktikua kudo në botë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dita e Familjes në Cineplexx me shumë aktivitete dhe shpërblime!
Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Sogojeva: Nuk ka pasur largime masive të punëtorëve pas heqjes së vizave
“PASAPORTA MEET & GREET” me 18 janar ekskluzivisht në CINESTAR MEGAPLEX në Prishtina Mall
Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Sogojeva: Nuk ka pasur largime masive të punëtorëve pas heqjes së vizave
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024
"PASAPORTA MEET & GREET" me 18 janar ekskluzivisht në CINESTAR MEGAPLEX në Prishtina Mall
Spanja planifikon taksën qind për qind për shtëpitë e blera nga banorët që nuk janë shtetas të vendeve anëtare të BE-së
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri