LAJMI I FUNDIT:

Të mërkurën shi me intensitet të dobët, të enjten mot me diell

Të mërkurën shi me intensitet të dobët, të enjten mot me diell
Foto: Arkiv

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të mërkurën parashihet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa vranësirat vende-vende parashihen të shoqërohen me shi të intensitetit të dobët.

IHK njofton se të enjten do të mbajë mot kryesisht i qetë dhe me diell. Prezenca e vranësirave mund të jetë vetëm përgjatë viseve malore, por reshje shiu nuk parashihen.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius.


Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1- 9m/s. /Telegrafi/