LAJMI I FUNDIT:

Caktohet gjyqtari për takimin Chelsea – Real Madrid

Caktohet gjyqtari për takimin Chelsea – Real Madrid

UEFA ka caktuar Daniele Orsato si gjyqtar të ndeshjes së kthimit të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve midis Chelsea dhe Real Madrid.

Takimi që fillon në ora 21:00 të mërkurën në Stamford Bridge, do të përcaktojë finalistin e dytë, pasi të martën janë Manchester City dhe PSG.


Skuadra e Thomas Tuchel mori një barazim 1-1 në Madrid javën e kaluar.

Alessandro Giallatini dhe Fabiano Preti janë ndihmësit e Orsatos, ndërsa Massimiliano Irrati është përgjegjës për VAR. Marco Guida është ndihmësi i arbitrit VAR, dhe Davide Massa është zyrtari i katërt.

Orsato u emërua gjyqtari më i mirë në botë në vitin 2020 dhe ka drejtuar katër ndeshje të Ligës së Kampionëve këtë sezon, duke përfshirë fitoren 2-0 të Chelsea ndaj Atletico Madridit në fazën e 16 të fundit.

Ndërsa, 45-vjeçari nuk e ka referuar Real Madridin këtë sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Fjalët e para të Toni Kroos pasi luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”

Fjalët e para të Toni Kroos pasi luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”

La Liga
Protagonist absolut, statistikat e Granit Xhakës flasin për dominimin e tij - shpallet lojtar i ndeshjes në finale

Protagonist absolut, statistikat e Granit Xhakës flasin për dominimin e tij - shpallet lojtar i ndeshjes në finale

Bundesliga
Conte te Napoli kërkon tre ish yjet e Serie A dhe garanci për blerjen e tyre

Conte te Napoli kërkon tre ish yjet e Serie A dhe garanci për blerjen e tyre

Serie A
Pep Guardiola tregon fajtorin për humbjen ndaj Manchester United në finale të FA Cup

Pep Guardiola tregon fajtorin për humbjen ndaj Manchester United në finale të FA Cup

Premier League

"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin

La Liga
Liverpooli futet në garë për transferimin e njërit prej lojtarëve më të kërkuar në Evropë

Liverpooli futet në garë për transferimin e njërit prej lojtarëve më të kërkuar në Evropë

Premier League
Kalo në kategori