LAJMI I FUNDIT:

Dhunë e tepruar nga policët ndaj tifozëve të United – grushtet dhe shqelmat nuk i kursyen

Dhunë e tepruar nga policët ndaj tifozëve të United – grushtet dhe shqelmat nuk i kursyen

Tifozët e Manchester United po protestojnë ashpër kundër pronarëve të klubit, e që janë familja Glazers.

Përkrahësit e Djajve të Kuq ia dolën që të anulonin ndeshjen e të dielës që shkoi përballë Liverpoolit, duke u futur edhe në Old Trafford.


"Vetëm fillimi" - Roy Kean reagon për futjen e tifozëve të Unitedit në Old Trafford
Lexo po ashtu "Vetëm fillimi" - Roy Kean reagon për futjen e tifozëve të Unitedit në Old Trafford

Fillimit, ata protestuan para hotelit ku qëndronin lojtarët, duke u nisur më pas drejt stadiumit.

Numri i lartë i sigurimit para stadiumit nuk arritën t’i ndalonin tifozët që të futeshin brenda dhe të hedhin fishekzjarrë.

'GlazerOut' - legjenda e Manchester United ishte i pranishëm në protestën në Old Trafford
Lexo po ashtu 'GlazerOut' - legjenda e Manchester United ishte i pranishëm në protestën në Old Trafford

Por, derisa policia tentoi të shpërndajë turmën, ata përdorën edhe dhunë të tepruar, duke grushtuar e shqelmuar përkrahësit e United.

Mirëpo, tifozët kanë bërë të ditur se ata nuk do të largohen derisa të largohen familja Glazers nga pronësia e klubit. /Telegrafi/