LAJMI I FUNDIT:

Kollçaku: Rreth 5 mijë vaksina arrijnë të mërkurën në Kosovë

Kollçaku: Rreth 5 mijë vaksina arrijnë të mërkurën në Kosovë

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Fatmire Kollçaku ka bërë të ditur se të mërkurën e ardhshme në vendin tonë do të arrijnë 5 mijë anti-COVID-19.

Në një postim në Facebook, ajo ka shkruar se shifrat e fundit të rasteve me COVID-19 është një tregues i mirë se situata epidemiologjike në vend për momentin është më e mirë.


“Sot, nga 3002 testuar, 415 TË SHËRUAR DHE 160 RASTE ME COVID-19”.

“Rreth 5000 vaksina arrijnë të mërkurën, e pastaj vijnë pandërprerë, deri në arritje të synimit tonë”.

“Ndërsa treguesi më i mirë, se situata epidemiologjike në vend për momentin është më e mirë, është edhe numri më i vogël i të hospitalizuarve”.

“Ajo çfarë na brengos ende, janë vdekjet e të prekurve nga COVID-19. Beteja vazhdon!”

Ndryshe, Kosova deri më tash ka siguruar vetëm 24 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, të cilat janë shpenzuar. /Telegrafi.