LAJMI I FUNDIT:

Koreja e Veriut mesazh presidentit amerikan: Po bëni një gabim të madh

Koreja e Veriut mesazh presidentit amerikan: Po bëni një gabim të madh

Zyrtarët e Pyongyang kanë paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se “do të ballafaqohen me një situatë të rëndë”, pasi që presidenti Joe Biden “ka bërë një gabim të madh” kur gjatë fjalimit të tij të fundit e ka quajtur Korenë e Veriut si një kërcënim  të sigurisë – duke paralajmëruar politika të ashpra në drejtim të këtij vendi.

Gjatë fjalimit të tij të parë në Kongres, Biden javën e kaluar vlerësoi që Koreja e Veriut dhe programi bërthamor iranian janë “kërcënim serioz për sigurinë e SHBA-ve dhe tërë botën” – duke paralajmëruar se me partnerët do të zgjedhin këtë çështje me një diplomaci të ashpër, transmeton Telegrafi.


“Deklarata e tij duket qartë se ka për qëllim vazhdimin e politikës armiqësore kundër Koresë së Veriut ashtu siç ka vepruar SHBA për më shumë se gjysmë shekulli. Nuk ka dyshim që presidenti i Shteteve të Bashkuara po bën një gabim të madh”, ka vlerësuar zyrtari i lartë i ministrisë së Punëve të Jashtme i Koresë së Veriut.

Ministri verikorean nuk ka bërë të ditur se cilat janë hapat që Pyonyangu zyrtar do t’i ndërmerr, por deklarata mund të konsiderohet si tenton që të ushtrohet presion mbi administratën e Bidenit dhe të ndikojë në politikat ndaj Kores së Veriut. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Evropa
Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Pamjet e një aksidenti të pazakontë në Britani - shoferi i dehur u përplas në ndërtesën e teatrit

Pamjet e një aksidenti të pazakontë në Britani - shoferi i dehur u përplas në ndërtesën e teatrit

Evropa
Kalo në kategori