Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, kryeministri Albin Kurti, ka premtuar se pagën minimale në vend do ta bëjë 250 euro, duke thënë se do ta përjashtojë nga tatimi në të ardhurat pensionale.
Kryeministri Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Ditët e shënuara në kalendar janë kohë kur duhet reflektuar mbi atë që shënojmë. Mbi atë që është arritur e atë çfarë mbetet për tu bërë. 1 Maji është pikërisht nga këto data, një moment reflektimi për të shkuarën dhe ritheksim i vizionit për të ardhmen”.
Kurti ka thënë se do të krijojë mundësi për krijimin e vendeve të reja të punës dhe do bëjë përafrimin e tregut të punës me arsimin profesional.
“Ne kemi fituar duke premtuar punësim e drejtësi, tani do të punojmë për t’i sjellur të dyja këto sidomos në tregun e punës. Do të krijojmë kushte që mundësojnë dhe lehtësojnë krijimin e vendeve të reja të punës dhe do ta përafrojmë tregun e punës me arsimin profesional. Do të punojmë me prioritet për punësimin e grave, të rinjve dhe komuniteteve joshumicë. Do të marrim masa që sigurojnë që çdo vend pune të jetë me kontratë, me kontribute pensionale të paguara dhe të ketë jo më shumë se 40 orë pune të rregullt në javë”, ka shkruar ai.
Kryeministri Kurti ka premtuar pesëfishimin e numrin të inspektorëve në vende të punës.
Postimi i plotë i Kurtit:
“1 MAJI I KTHESËS PËR PUNË E DINJITET
Ditët e shënuara në kalendar janë kohë kur duhet reflektuar mbi atë që shënojmë. Mbi atë që është arritur e atë çfarë mbetet për tu bërë. 1 Maji është pikërisht nga këto data, një moment reflektimi për të shkuarën dhe ritheksim i vizionit për të ardhmen.
Historia e punës te ne, ashtu si përgjithësisht në botë, lidhet ngushtë me padrejtësi, pengesa, shtypje, e shfrytëzim. Sistemi socialist i paraluftës herë na shfrytëzonte, e herë na privonte tërësisht nga e drejta për punë. Sistemi neoliberal i pasluftës në njërën anë na shpronësoi e deindustrializoi, e në anën tjetër krijoi çarje mes arsimit e punës duke prodhuar studentë të papunësueshëm e punë për të cilat nuk ka punëtorë të përgatitur.
Megjithatë puna nuk u ndal, përkundër papunësisë së lartë që kemi. Por shpërndarja e fryteve të punës nuk u bë ashtu si u krijuan ato – pasuria e prodhuar kolektivisht u përvetësua e akumulua individualisht. Kështu u krijuan disa multimilionerë, gjersa pjesa dërrmuese që ishin punëtorë të ndershëm ose punojnë në kushte të vështira ose mbesin shpejt të papunë meqë janë lehtësisht të zëvendësueshëm. E rëndësinë e këtyrë punëtorëve më së miri e kemi parë gjatë kësaj pandemie: pa punën e mjekëve e infermierëve, policëve e zjarrfikësve, bukëpjekësve e farmacistëve, pastruesve e shitësve, kapitali i milionerëve nuk ka asnjë vlerë. Paçka se edhe ai s’është gjë tjetër përpos punë e akumuluar nga shumica, por e përvetësuar nga disa.
Për Qeverinë tonë këto janë trashëgimi nga e kaluara dhe sfida që do t’i adresojmë çdo ditë të punës sonë. Ne do të punojmë që kjo histori e padrejtësive nga e kaluara ta ketë një prerje të qartë dhe kthesë të madhe. Kursi i së ardhmes do të jetë ai i punësimit, i krijimit të virtytit dhe dinjitetit të punës.
Ne kemi fituar duke premtuar punësim e drejtësi, tani do të punojmë për t’i sjellur të dyja këto sidomos në tregun e punës. Do të krijojmë kushte që mundësojnë dhe lehtësojnë krijimin e vendeve të reja të punës dhe do ta përafrojmë tregun e punës me arsimin profesional. Do të punojmë me prioritet për punësimin e grave, të rinjve dhe komuniteteve joshumicë. Do të marrim masa që sigurojnë që çdo vend pune të jetë me kontratë, me kontribute pensionale të paguara dhe të ketë jo më shumë se 40 orë pune të rregullt në javë. Do ta pesëfishojmë numrin e inspektorëve që të kemi siguri në punë dhe të sigurohemi për korrektimin e padrejtësisve që mund t’u bëhen punëtorëvë në vendet e tyre të punës. Pagën minimale do ta rrisim fillimisht në 250 euro, do ta përjashtojmë nga tatimi në të ardhurat pensionale, dhe do ta rishikojmë vazhdimisht në mënyrë që ajo të reflektojë ngritjen e të ardhurës kombëtare në vend.
Qeveria jonë do të jetë partnere e ngushtë e organizimit të punëtorëve. Do të sigurohemi që zhvillimi i ekonomisë dhe riindustrilizimi i vendit të shkojnë paralel me përmirësimin e kushteve për organizim sindikal të punëtorëve, sidomos në sektorin privat ku një gjë e tillë është tejet e nevojshme. Do të punojmë bashkë që punëtorëve t’u mundësohet punësimi, e punës së tyre virtyti e dinjiteti.”, ka shkruar Kurti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Një jetë e re, një fillim i ëndrrave - Kompleksi Linda Premium Residence
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë