Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vazhduar të komentojë dokumentet jo zyrtare dhe të pakonfirmuara, që po rrjedhin në media si ‘non paper’ lidhur me zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Ai ka folur edhe për forcën e ushtrisë serbe dhe të ushtrive të vendeve përreth. Për Kosovën thotë se nuk ka ushtri të fortë, por e ka bazën Bondsteel dhe ushtrinë amerikane pas vetes.
Presidenti serb, duke komentuar ‘non paper’-in e fundit tha se njohja e Kosovës, e përmendur në atë letër, është një gjë e vështirë dhe e papranueshme për Serbinë, “por se është një letër shumë më e mirë se Plani i Ahtisaarit dhe nga gjithçka që kemi marrë deri më tani”.
Në një intervistë për gazetën serbëve “Blic”, Vuçiq thotë se letra e fundit ka edhe gjëra të tjera të papranueshme, siç janë detajet për Mitrovicën.
“Është e vetmja zonë urbane që e kanë serbët dhe duan t’u marrin. Ka edhe gjëra të tjera. Letrën [non paper] e ka përpiluar dikush shumë kompetent, i cili kupton gjithçka. Sigurisht që nuk do të jetë e lehtë për ne”, tha Vuçiq, përcjell Telegrafi.
Vlerëson se ky ‘non paper’ është shumë më i mirë se Plani i Ahitisaarit dhe se gjithçka që serbët kanë marrë deri më tani.
“Kjo tregon se ata që thonë se ju kurrë nuk mund të merrni një letër më të mire, nuk kanë të drejtë. Vetëm se ndonjëherë vjen, nuk po them që tani është kështu, një situatë ku në të vërtetë nuk ka më mirë”, tha Vuçiq, duke shtuar se “ish-presidenti i Jugosllavisë, Slobodan Milosheviq duhej ta kuptonte – deri kur të mundeni, dhe kur më jo”.
“Kjo është në dorën e udhëheqjes së shtetit”, theksoi Vuçiq.
Duke iu përgjigjur konstatimit se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk po tregon vullnet të mirë për bisedime, Vuçiq tha se Kurtit do t’i duhet të tregojë vullnet dhe se do të jetë nën presion të madh, por theksoi se me këtë ai [Kurti] po tregton dhe dëshiron të thotë se është shumë i rëndësishëm.
“Po e tregon qëndrimin e tij ndaj dialogut, mosrespektim ndaj nesh dhe ndërmjetësuesve, por kjo i mbetet atij”, tha Vuçiq, duke shtuar se nuk është aspak i magjepsur me Kurtin.
Presidenti i Serbisë, ka folur edhe për forcën e ushtrisë serbe dhe atyre në rajon, përfshirë këtu edhe Kosovën.
Ai tha se ushtria serbe nuk është më e dobët se asnjë ushtri tjetër e vendeve përreth, pa e llogaritur atë rumune dhe hungareze, dhe se ajo [ushtria serbe] po forcohet me shpejtësi.
Duke komentuar paralajmërimin e ministrit kroat të Mbrojtjes se Kroacia është e gatshme të ndihmojë Kosovën në synimin e saj për transformimin forcës së sigurisë në ushtri, si dhe për të rritur numrin e ushtarëve të saj në KFOR pesë herë, Vuçiq tha se ushtria kroate pesë vjet më parë ishte dy herë më e fortë se ajo serbe, por jo edhe tash.
“Kroacia ka një ushtri shumë të fortë. Shqiptarët në Kosovë nuk janë në atë nivel, por e kanë Bondsteel-in dhe ushtrinë amerikane pas vetes. Le ta bëjnë ata punën e tyre. Serbia është një vend sovran dhe do të bëjë pjesën e saj. Unë me krenari mund të them sot se ushtria serbe nuk është më e dobët se ndonjë ushtri tjetër në fqinjësi, pa llogaritur ato rumune dhe hungareze. Ne po forcohemi shpejt. Të gjithë të tjerët nuk janë më të fortë se Serbia”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kasami: Afatet për ndryshimet kushtetuese kanë qenë në një kontekst të caktuar
Rama: Së shpejti, paketa e dytë mbështetëse për panelet diellore
Toshkovski: Numër i madh i pasaportave janë ndryshuar, letërnjoftimet do të vlejnë deri në afatin e tyre të skadimit
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025