Edhe pse zyrtarisht as pala bullgare dhe as ajo ruse nuk e kanë bërë të ditur identitetin e diplomatit rusë të deportuar nga Bullgaria, mediet e vendit kanë arritur të mësojnë se diplomati rus i shpallur “person non-grata”, është një nga dy ndihmës atashetë e Ambasadës ruse në Sofje.
Ambasada Ruse në Sofje ka dy ndihmës atashe, kolonelin Vladimir Romanchenko dhe nënkolonelin Alexei Brazhnik.
Koloneli Romanchenko mbanë këtë post për më shumë se 10 vite dhe se shërbimi i tij në Bullgari, përkon me kohen kur kishin ndodhur shpërthimet e depove të municioneve.
Për shkak se ka qenë me shërbim në këtë vend në kohen kur ka ndodhur shpërthimi i parë i depove të armatimeve në vitin 2011, pothuajse të gjithë besojnë që personi i deportuar është Romanchenko.
Nënkoloneli Brazhnik kishte ardhur me shërbim në Ambasadën Ruse në Sofje më vonë, andaj ka më pak gjasa që të jetë personi i deportuar.
Brazhnik e ka pasion qitjen me armë dhe për çdo vit ka marr pjesë në turneun e qitjes me armë, që organizohet për nderë të luftës bullgaro-serbe, që festohet edhe si dita e Forcave tokësore të Ushtrisë Bullgare.
Ai në vitin 2017, në kategorinë e përfaqësuesve diplomatik të akredituar në Bullgari, kishte zënë vendin e parë dhe për këtë ishte nderuar me medalje dhe mirënjohje.
Vladimir Romanchenko dhe Alexei Brazhnik e kishin shef, atasheun ushtarak Vasily Sazanovich, i cili ishte shpallur “person non-grata” në muajin dhjetor të vitit të kaluar, pasi ishte zënë duke mbledhur informacione inteligjente, që kishin të bënin me Bullgarinë dhe NATO-n.
Në vend te Sazanovich, në Ambasadën Ruse në pozitën e atasheut ushtarak kishte ardhur Vadim Bazhanov, ndërsa në pozitat e ndihmës atasheve kishin vazhduar punën, Vladimir Romanchenkon dhe Alexei Brazhnik.
Dëbimi i ndihmës atasheut të Ambasadës së Rusisë në Sofje, vije dy ditë pasi që Shërbimi Inteligjent (DANS) dhe Prokuroria bullgare kishin bërë të ditur se kanë arritur të zbulojnë se mbrapa katër shpërthimeve të depove të municioneve (shpërthimi i parë kishte ndodhur në vitin 2011, ndërsa i fundit në 2020) të biznesmenit Emilian Gebrev, qëndrojnë gjashtë agjentë GRU-së ruse, të cilat janë përgjegjëse edhe për tentimin për likuidimin e tij.
Se marrëdhënieve diplomatike bullgaro-ruse janë acaruar u pa edhe dje kur zëvëndëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva kishte biseduar me ambasadoren e Rusisë në Sofje, Eleonora Mitrofanova dhe i kishte kërkuar që Rusia të bashkëpunoj në hetimet në lidhje me shpërthimet dhe tentimin për likuidimin e biznesmenit bullgar Emilian Gebrev. Besohet që edhe ambasadorja Mitrofanova është pjesë e Shërbimit rus Inteligjencës.
Zaharieva ja bëri me dije ambasadores Mitrofanova, se Bullgaria rezervon të drejtën për të ndërmarr veprime të mëtejme dhe kërkon nga ambasadori rus në Sofje, që të ndërpres veprimet e Shërbimeve ruse në Bullgari, të cilët shfrytëzojnë si mbulesë postet diplomatike, duke e shkelur Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?
Sa ushtarë humbi Rusia – çfarë thotë Ukraina dhe çfarë thonë të tjerët?
Scholz i Gjermanisë “paralajmëron” Trumpin pas “kërcënimit” të tij për të marrë kontrollin e Grenlandës
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?
Sa ushtarë humbi Rusia - çfarë thotë Ukraina dhe çfarë thonë të tjerët?
Scholz i Gjermanisë "paralajmëron" Trumpin pas "kërcënimit" të tij për të marrë kontrollin e Grenlandës
Në shpërthimin e makinës Tesla pranë hotelit Trump në SHBA thuhet se është përdorur ChatGPT
Ukrainasit prezantojnë dronin ujor Black Widow 2
"Nuk jemi në një pazar këtu": Politikanët gjermanë reagojnë rreth kërkesës së re të Trump për shpenzimet e mbrojtjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?