LAJMI I FUNDIT:

Si u përpoq Njësia 29155 e GRU-së ruse që nëpërmjet Çekisë dhe Bullgarisë të ndërhyjë në Ukrainë?

Si u përpoq Njësia 29155 e GRU-së ruse që nëpërmjet Çekisë dhe Bullgarisë të ndërhyjë në Ukrainë?

Në pjesën e parë të hulumtimit, Bellingcat zbuloi se shpërthimi i vitit 2014 në depon e municioneve Vrbětice ishte veprim i Shërbimit Ushtarak rus të Inteligjencës (GRU).

Një minimum prej gjashtë oficerë të GRU-së të nga Njësia 29155 – duke përfshirë komandantin e saj dhe dy pjesëtarë nën mbulesën diplomatike – ishin vendosur në Evropën Qendrore për të lehtësuar misionin. Të paktën dy nga pjesëmarrësit, Alexander Mishkin dhe Anatoliy Chepiga u shpërblyen me çmimin më të lartë shtetëror të Rusisë – Hero i Rusisë – dhe të paktën katër anëtarë të ekipit morën apartamente falas nga qeveria menjëherë pas operacionit.


Dy pyetje mbeten të hapura. Nëse ky operacion i sabotimit në Çeki lidhet me helmimin e prodhuesit të armëve Emilian Gebrev dhe dy shtetasve të tjerë bullgarë në pranverën e vitit 2015 – një lidhje e bërë nga autoritetet çeke? Së dyti, cili mund të ketë qenë motivi kryesor i këtij operacioni sabotues dhe i përpjekjes për helmimin e Gebrevit?

Të dhënat e analizuara mbështesin hipotezën se shpërthimet e vitit 2014 në Çeki ishin pjesë e një operacioni afatgjatë të GRU-së që synonte dobësimin e Ukrainës për të siguruar armë dhe municione për mbrojtjen e saj kundër trupave ruse dhe militantëve të sponsorizuar nga Rusia në luftën në lindje të Ukrainës. Operacioni duket se ka filluar pas muajit korriku 2014 kur autoritetet ruse nënshtruan grupet e ndryshme militante të mbështetura nga Rusia në rajonin Donbas të Ukrainës. Misioni, i cili duket se është drejtuar nga Njësia 29155 e GRU-së, përfshirë shpërthimin në Vrbětice dhe atentatin ndaj Emilian Gebrevit.

Sipas Bellingcat, përcjell Telegrafi, disa anëtarë të Njësisë 29155 komunikuan në mënyrë aktive me oficerët ushtarakë rusë të vendosur në Donbas, si dhe me komandantët lokalë të militantëve që luftonin kundër qeverisë qendrore të Kievit gjatë viteve 2014-2015.

Gjatë kësaj periudhe, aktiviteti i vetëm ushtarak i vazhdueshëm i Rusisë në shkallë të gjerë ishte në Ukrainë. Një njësi klandestine e drejtuar nga Ministria e Mbrojtjes natyrisht pritet të ketë përparësi në aftësitë mbrojtëse në “eliminimin” e kundërshtarëve të Rusisë në gjatë kohës së luftës.

Në të njëjtën kohë, një analizë e korrespondencës midis prodhuesit bullgar të armëve EMCO dhe kompanise Imex, tregon se shënjestra e operacionit të GRU-së mund të mos ketë qenë vetëm rezervat e municioneve të Gebrevit.

Udhëheqësi i lartë i GRU-së ruse i përfshirë drejtpërdrejt me shpërthimin e depos së armëve në Çeki
Lexo po ashtu Udhëheqësi i lartë i GRU-së ruse i përfshirë drejtpërdrejt me shpërthimin e depos së armëve në Çeki

Motivi sulmit të depos nga GRU-ja

Pas njoftimit nga autoritetet çeke se operacionet në Vrbětice kishin për synim sabotimin e EMCO-së, të cilat sipas burimeve zyrtare çeke kishin për qëllim eksportin në Ukrainë.

Në komunikimet e mëparshme, EMCO kishte thënë se shitjet e municioneve në Ukrainë kanë qenë të kufizuara.

Këto deklarata nga EMCO duket se korrespondojnë me dokumentet e Imex. Që nga muaji tetor 2014, EMCO nuk kishte në plan të shiste pajisje të ruajtura në Çeki.

Sidoqoftë, sipas kompanisë bullgare, ajo i kishte shitur municione Ukrainës në fund të vitit 2014. EMCO ishte një nga dy kompanitë e Bashkimit Evropian që ishte e specializuar në prodhimin e municioneve që përputhen me armët e epokës Sovjetike. Në vitin 2014 kishte vetëm dy fabrika që prodhonin municione të tilla dhe se “kompania tjetër ishte nën kontrollin rus”, duke e lënë EMCO-në si të vetmin furnizues të huaj për ushtrinë e Ukrainës.

Gjithashtu një praktikë nga inteligjenca ushtarake ruse konsistonte në afrimin e tregtarëve të armëve që kishin municione të përshtatshme me artilerinë e Ukrainës dhe blerjen e tyre “dukshëm mbi çmimet e tregut”, në mënyrë që të parandalonte hyrjen e kësaj të fundit në treg.

EMCO konfirmon se në periudhën dhjetor 2014 – shkurt 2015, Ukraina kishte blerë municion të diametrit 120 mm deri 152 mm.

Pavarësisht nga vëllimi i municioneve të eksportuara, prodhimi nga EMCO ishte thelbësore për nevojat e Ukrainës gjatë luftimeve me Rusinë – jo vetëm për sa i përket dërgesave të realizuara, por dhe për shkak të vlerës totale të kontratës – ka të ngjarë të ketë qenë e mjaftueshme për të shpjeguar interesimin e GRU-së në sabotimin e kompanisë, si dhe përpjekjen e tyre për të eleminuar pronarin e EMCO-së, Emilian Gebrev.

Depot e shënjestruara

Nëse EMCO nuk kishte në plan të eksportonte municione nga magazina e i saj në Çeki për në Ukrainë, siç sugjerojnë korrespondencat e kompanive, atëherë lind pyetja, pse GRU-ja sulmoi depon në Vrbětice dhe e shkatërroi inventarin e EMCO-së?

Përfaqësuesit e Imex konfirmuan se EMCO ishte njëra prej katër kompanive (dy ishin bullgare dhe dy të tjerët ishin çeke) që magazinuan municionin e tyre në këtë depo në vitin 2014. Në ditët përpara shpërthimit, dy punëtorë e Imex që vdiqën nga ky shpërthim kishin etiketuar arkat çeke. Sipas Imex, vetëm ky stok ishte menduar të largohej nga magazina, por nuk kishte plan eksporti.

Mungesa e ndonjë plani nga ana e EMCO-së për të rialokuar stokun e saj, vë në dyshim pretendimet nga autoritetet çeke se GRU kishte planifikuar të shpërthente municionet e kësaj kompanie, pasi rezervat ishin zhvendosur në Bullgari.

Prandaj është e mundur që GRU të mos kishte në shënjestër vetëm inventarin e EMCO-së, por të gjitha depozitat në Vrbětice, si një masë parandaluese kundër tregtarëve të armëve që eksportojnë në Ukrainë. Kjo është një hipotezë e pranueshme, duke pasur parasysh se Çekia dhe Bullgaria kanë eksportuar municione në Ukrainë.

Në një letër të datës 3 tetor 2014, shefi ekzekutiv i Imex, Petr Bernatik i kishte shkruar pronarit të EMCO-së, Emilian Gebrev për t’u ankuar që kjo e fundit nuk kishte pranuar ende municionin që kompania kishte blerë më parë nga tregtari çek i armëve.

Katër ditë më vonë, Gebrev e prish marrëveshjen me Imex, duke i informuar ata se ai nuk dëshiron të shiste aksionet. Ai gjithashtu tha se nuk kishte në plan të transportonte stokun në Bullgari dhe ofroi ta transferonte atë te një tjetër depo në Çeki, nëse Imex nuk ishte i gatshëm të vazhdonte ta ruante atë.

Bellingcat kishte pyetur kompaninë Imex nëse “klientët e interesuar” të përmendur në letrën e 3 tetorit 2014 ishin ata që supozohet se përfaqësonin Gardën Popullore të Taxhikistanit. Siç kishin raportuar mediet çeke, këta blerës të ardhshëm në të vërtetë ishin agjentët e GRU-së, Alexandar Mishkin dhe Anatoliy Chepiga të cilët përdorën identitete false moldave dhe taxhikase.

Imex u përgjigj se kjo çështje është duke u hetuar dhe se kompania nuk lejohet të përgjigjet në këtë pyetje pa aprovimin e prokurorëve. Një ditë pas refuzimit të EMCO-së, gjashtë oficerë të GRU-së konfirmuan rezervimet e tyre për fluturim në Çeki.

Autoritetet çeke besojnë se shpërthimet në depon e Vrbětice u shkaktuan para kohe dhe se plani i GRU-së kishte qenë që të “hidhte në erë” municionet e EMCO-së kur stoku të ishte në Bullgari. Megjithatë, zyrtarët çekë nuk kanë paraqitur ende provat që i dërgojnë ata në një përfundim të tillë.

Një letër pasuese nga Imex drejtuar EMCO-së tregon se edhe pas shpërthimeve, kjo e fundit nuk kishte filluar tërheqjen e municioneve “të mbijetuara” në Bullgari.

E gjithë kjo vë në dyshim hipotezën e autoriteteve çeke se GRU kishte ndërmend të vononte shpërthimin derisa municionet të ktheheshin në Bullgari.

Gjuetia e GRU-së për Emilian Gebrevin

Pavarësisht nëse GRU kishte për qëllim të shkatërronte municionet në Çeki ose në Bullgari dhe nëse aksionet e EMCO-së ishin apo jo e vetmja shënjestër e sabotimit të tyre, pa dyshim kjo lidhet me Njësinë 29155.

Siç ishte raportuar më parë, dy anëtarët e Njësisë 29155, Denis Sergeev dhe Egor Gordienko fluturuan në afërsi të bazës logjistike të GRU-së afër kufirit franko-zviceran. Sapo arritën atje, ata komunikuan shpesh me komandantin e kësaj njësie, gjeneralkolonel Andrey Averyanov. Në mëngjesin e 13 tetorit 2014, ndërsa operacioni sabotues në Vrbětice po hynte në fazën e saj kritike, këta dy agjentë nuk u bashkuan me kolegët e tyre në Çeki, por përkundrazi u kthyen në Moskë. Një ditë më parë, Emilian Gebrev kishte arritur në Moskë, duke shoqëruar gruan e tij që vuante nga kanceri, të cilët erdhën për trajtim mjekësor. Të dy agjentët qëndruan në Moskë gjatë qëndrimit të çiftit atje.

Sidoqoftë, ishin pikërisht këta dy oficerë (të shoqëruar nga një oficer i tretë sekret Sergey Lyutenko) që fluturuan në Bullgari në 15 shkurt dhe sipas gjetjeve të hetuesve ata qëndruan për një javë në Hill Hotel pranë zyrave të EMCO-së.

Një javë pas largimit nga hoteli, një grup i ri nga Njësia 29155 arritën në Sofje. Ky ekip përfshinte një nga anëtarët kryesorë të operacionit sabotues çek – Nikolay Yezhov ishte oficeri që kishte shoqëruar gjeneralkolonelin Averyanov gjatë qëndrimit të tij në Austri dhe Çeki dhe ishte kthyer në Rusi më 3 nëntor, një muaj para shpërthimit të dytë në Vrbětice.

Në grupin e dytë ishte koloneli Ivan Terentyev, i cili udhëtoi nën identitetin e “Ivan Lebedev”. Biografia e tij tregon se në atë kohë ai shërbeu si komandant i operacioneve speciale të Njësisë 29155 – në fakt ishte zëvendës i gjeneralkolonelit Andrey Averyanov për operacione të fshehta.

Çanta diplomatike 2.0

Vizita e tretë nga kjo njësi e GRU-së ishte gati fatale për Emilian Gebrevin, djalin e tij dhe drejtorin e prodhimit të EMCO-së. Më 23 prill 2015, Sergeev, Gordienko dhe Lyutenko u kthyen në Sofje. Sipas hetuesve, Lyutenko rezervoi atë që tani dukej të ishte dhoma e tij e preferuar – dhoma numër 305. Më 28 prill 2015, Sergeev u kap nga kamerat e sigurisë duke gjarpëruar midis makinave në garazhin nëntokësor, ku Gebrev dhe punëtorët e tij mbanin makinat e tyre. Disa orë më vonë Gebrev, djalit dhe menaxherit të tij të prodhimit do t’iu shfaqeshin simptomat e helmimit me organo-fosfat. Një përpjekje e dytë për helmim e tij, duket se është bërë një muaj më vonë, gjatë së cilës dy nga tre oficerët e GRU-së të përmendur më lart udhëtuan përsëri në Bullgari.

Hetuesit bullgarë janë të bindur se më 28 prill 2014, një nga tre oficerët e GRU-së përdorën një toksinë vdekjeprurëse që i përket grupit të agjentit nervor Novichok, duke lyer dorezat e derës së makinës së Gebrevit dhe drejtorit të tij të prodhimit. Djali i tij ka të ngjarë të jetë ekspozuar ndaj toksinës përmes kontakteve të rastësishme me makinën e Gebevit.

Koloneli Alexey Kapinos udhëtoi në prag të helmimeve të prillit nën mbulesën diplomatike, në një vend që është pak më shumë se tre orë me makinë nga Sofja. Më 25 prill 2015, Kapinos fluturoi për në Aeroportin e Selanikut në Greqi. Të dhënat e kalimit kufitar rus, tregojnë se Kapinos këtë vizitë e kishte deklaruar “vizitë e institucionit diplomatik”. Bileta e kthimit, e blerë nga Kapinos, ishte për 28 prill 2015, dita në të cilën tre bullgarët u helmuan.

Kapinos nuk e bëri fluturimin e planifikuar të kthimit nga Selaniku, duke hedhur dyshime mbi vizitën e tij “diplomatike”. Në fakt, në mbrëmjen e 28 prillit 2015, përkatësisht ora 20:55, ai u shfaq në Aeroportin e Helsinkit, nga ku mori një fluturim Aeroflot për në Moskë. Vendndodhja e Kapinos midis mbërritjes së tij në Selanik dhe paraqitjes së tij në Helsinki mbrëmjen e helmimit nuk është vërtetuar ende.

Çmime dhe banesa falas

Bellingcat ka qenë në gjendje të vërtetojë se shumë prej pjesëmarrësve në operacionet e afërta çeke dhe bullgare morën çmime të ndryshme prestigjioze ushtarake. Mishkin dhe Chepiga morën çmimin më të lartë ushtarak dhe politik të Rusisë – Heroi i Rusisë – dhuruar përmes dekreteve sekrete presidenciale në fund të vitit 2014.

Fotografitë e Gordienko dhe Terentyev tregojnë se deri në muajin maj 2015 të dy kishin marrë një sërë medaljesh, përfshirë Urdhrin e Guximit. Biografia e Lyutenkos tregon se ai e mori këtë medalje në vitin 2015. Për më tepër, është konfirmuar që të paktën katër anëtarë të ekipit të GRU-së që morën pjesë në këto dy operacione – Mishkin, Chepiga, Gordienko dhe Vladimir Moiseev – përdori identitetin “Vladimir Popov” gjatë një operacioni GRU në Mal të Zi – morën banesa falas, tre prej të cilëve në të njëjtin kompleks të apartamenteve në Moskë, në periudhën midis nëntorit 2014 dhe majit 2015.

Këto banesa më parë ishin në pronësi të Komunës së Moskës. Sipas ligjit rus, marrësit e çmimit Heroi i Rusisë kanë përfitime të ndryshme. Ka të ngjarë që jo vetëm Mishkin dhe Chepiga, por anëtarët e tjerë të GRU-së të marrin çmimin Heroi i Rusisë, duke mbështetur edhe më tej përparësinë e këtyre misioneve në Kremlin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre

Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"

Botë
Izraeli sulmon Iranin me raketa

Izraeli sulmon Iranin me raketa

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Kalo në kategori