LAJMI I FUNDIT:

Të enjten Kuvendi mban seancë, diskutohet gjendja në arsim dhe kërkesa e KOSTT-it për energji elektrike

Të enjten Kuvendi mban seancë, diskutohet gjendja në arsim dhe kërkesa e KOSTT-it për energji elektrike

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që të enjten më 6 maj të mbahet seancë plenare, ku do të diskutohet për gjendjen në arsim në kohë pandemie, si dhe për kërkesën e KOSTT-it, që t’u ndahen 11 milionë euro për pagesën e shpenzimeve të energjisë elektrike.

Kështu bëri të ditur shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri pas përfundimit të mbledhjes.

“Kryesia vendosi që në seancën e radhës e cikla do të mbahet në ditën e enjte të diskutohet për kërkesën e PDK-së lidhur me gjendjen e arsimit në Kosovë në të gjitha nivelet të shkaktuar nga pandemia gjatë vitit 2020/2021”, tha Tahiri.


Sipas Tahirit, Qeveria nuk është duke bëtë asgjë që mësimi online në këtë kohë të pandemisë të jetë më efikas. Ai ka kërkuar që prezent në këtë seancë të jetë edhe kryeministri Albin Kurti.

“Në këtë debat është jashtëzakonisht e rëndësishme pjesëmarrja e kryeministrit Albin Kurti, i cili vazhdimisht po u ik përgjegjësive nga përgjegjësitë që ka si kryeministër”, u shpreh Tahiri.

Sa i përket qështjes së KOSTT-it, Tahiri tha se është vendosur që në të njëjtën seancë të diskutohet edhe për këtë gjë.

“Pra, mazhoranca vendosi që në seancën e ardhshme, si propozim i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje që ka ardhur nga Komisioni për Ekonomi, të diskutohet edhe çështja e pagesave të energjisë elektrike për veri të Kosovës nga taksat e qytetarëve, një shumë rreth 11 milionë euro. Ne e kemi kundërshtuar edhe me votë në Komision por edhe në Kryesi por mazhoranca i ka numrat dhe e procedojë që të jetë në mbledhjen e radhës në ditën e enjte”, u shpreh Tahiri.

Tahiri deklaroi se pagesa e energjisë elektrike për veriun e Kosovës, nga taksat e qytetarëve është një padrejtësi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori