LAJMI I FUNDIT:

Hamiti i LDK-së: Duket se Kurti nuk ka marrë mësim nga e kaluara në raport me dialogun

Hamiti i LDK-së: Duket se Kurti nuk ka marrë mësim nga e kaluara në raport me dialogun

Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti thotë se ishte e pritshme që LVV të merr pushtetin në Kosovë dhe sipas tij është e pajustifikueshme që Kurti të kërkojë më shumë kohë që të përgatitet për dialog.

“Nëse s’janë të përgatitur dhe iu duhet kohë, natyrisht që kanë bërë mirë që se kanë pranuar 11 majin si datë për dialog. Por mendoj se nuk është e arsyeshme nëse thonë se nuk e kanë ditur që kjo ditë do të vinte”, deklaroi në RTV Dukagjini Muhamet Hamiti.


Hamiti thotë se Kurti ka qenë kryeministër edhe më parë dhe sipas tij Kurti nuk ka qenë shumë i përgjegjshëm në raport me dialogun, përcjell Telegrafi.

“Kurti në vend se të kishte marrë mësim nga ajo që ka ndodhur, duket se nuk ka marrë. Është në rregull se për datën e takimit duhej të kishte dakordim, mirëpo të thuash së më duhet kohë për të studiuar ato që kanë ndodhur është arsyetim i pavend”.

“Qeveritarët lënë përshtypjen se është vështirë të gjendet dokumentacioni, por unë kam informacion se zoti Hoti e ka lënë raportin e plotë ditën kur e ka lënë detyrën dhe qeveria e re e ka pasur informacionin e plotë”, deklaroi ndër të tjera Muhamet Hamiti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Lajme
Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për

Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për "hilet" e fajdexhinjve: Nga 10 mijë borxhi shkoi në 50 mijë euro

Sociale
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Lajme
Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Politikë
Kalo në kategori