LAJMI I FUNDIT:

NATO mbështet rifillimin e dialogut, Stoltenberg: Është e vetmja rrugë për një zgjidhje të qëndrueshme politike

NATO mbështet rifillimin e dialogut, Stoltenberg: Është e vetmja rrugë për një zgjidhje të qëndrueshme politike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar sot në Bruksel, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Pas takimit Kurti ka shkruar në Twitter se prania e NATO-s në Kosovë është e domosdoshme për ruajtjen e paqes dhe ofrimin e sigurisë.


“NATO është aleanca më e madhe e sigurisë që bota ka parë ndonjëherë. Me Sekretarin e Përgjithshëm, Jens Stoltenberg theksova se prania e saj në Kosovës është e domosdoshme në ruajtjen e paqes dhe ofrimin e sigurisë, si dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO, e bënë Evropën dhe rajonin më të sigurt”, ka shkruar Kurti.

Në anën tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se në këtë takim është folur edhe për dialogun me Serbinë.

Sekretari i NATO-s ka theksuar se dialogu është e vetmja rrugë për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme politike

“E mirëprita Albin Kurtin për të diskutuar për zhvillimet në Kosovës si dhe rëndësinë e trupave të NATO-së në kuadër të KFOR-it për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. NATO mbështet përpjekjet për rifillimin e bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit. Dialogu është e vetmja rrugë për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme politike”, ka shkruar Stoltenberg. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët

Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët "joekzistentë" të QKUK-së

Shëndetësi
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Kronika e Zezë
S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

Drejtësi
Kalo në kategori