Një grup profesionist i kërkimit të thesareve të humbura do të nisin gjuetinë e atyre që besohet se janë 48 arka me flori, të fshehura nën një pallat që përdorej si bordello e njësisë elitare naziste “SS”. Ato besohet se ishin fshehur për të krijuar “Rajhun e Katërt”.
Gjuetarët e thesareve do të nisin javën që vjen të gërrmojnë për floririn me vlerë 1 miliardë dollarë të Adolf Hitler, me shpresë të zbulojnë 10 tonët e llogaritura të arit dhe sende të tjera të çmuara, në zonën e fshatit Minkowskie në jug të Polonisë.
Thesari ishte vjedhur me urdhër të Heinrich Himmler, kreu i njësuive të frikshme të sigurisë “SS”, në fund të Luftës së Dytë Botërore.
Përvjetori i 76-të i vdekjes së Hitlerit është të premten.
Ngarkesa besohet se përfshin floririn e zhdukur asokohe nga stacioni i policisë së qytezës së Wroclaw, dhe përfshin bixhuteri e sende me vlerë nga gjermanë të pasur që jetonin në rajon.
Vendndodhja e tij është zbuluar së fundmi nga ditari i një oficeri të grupeve “SS” si dhe një hartë që gjurmuesit e thesareve kanë përftuar nga pasardhës të oficerëve.
Roman Furmaniak, kreu i fondacionit Ura Sileziane Bridge që do të kryejë gjuetinë, tha: “Shumë njerëz kanë marrë pjesë në fshehjen e depozitave të arit në Minkowskie.
“Një prej tyre quhej von Stein. Ai qëndronte në pallat sepse kishte një të dashur aty. Pallati vizitohej shpesh nga oficerë të lartë SS që e përdornin si një bordello.”
Një grua e quajtur Inge ishte ngarkuar të ruante ngarkesën e çmuar.
Furmaniak thotë më tej: “Ajo ishte dashuruar me oficerin e pashëm në uniformën e zezë të SS. Ajo besonte se do të qëndronte aty një ose dy vjet e më pas do të merrte fund”.
“Nëse do të duhej të gërmonin një gropë, ata do të merrnin çfarë dëshironin. Kjo histori ka ndodhur shpesh në Poloni. Por në fund të luftës qyteti ra në duar sovjetike dhe ata e përzunë të gjithë popullsinë gjermane”.
Për t’u përzier me popullsinë e re, Inge ndryshoi pamjen e saj dhe indentitetin. Më pas ajo u martua me një burrë vendas dhe vazhdoi të ruante thesarin deri në vdekjen e saj rreth 60 vjet më vonë.
Tani që ndërtesa është në gjendje të lënë pas dore dhe në pronësi private, fondacioni Ura Silezianë ka bërë një kontratë të gjatë qeraje për të kryer kërkimet e saj. /tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City