LAJMI I FUNDIT:

Sondazhi nga Pyper: Rreth 54% e qytetarëve mendojnë se ka rrezik që serbëve të veriut t’iu jepet autonomi

Sondazhi nga Pyper: Rreth 54% e qytetarëve mendojnë se ka rrezik që serbëve të veriut t’iu jepet autonomi
Foto: Arkiv

Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.

Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur për zhvillimet e fundit politike në vend dhe publikimin e dokumenteve ”non paper”.

Rreth 54% e qytetarëve mendojnë se ekziston rreziku që serbëve të Kosovës t’iu jepet autonomi. Rreth 24% nuk mendojnë se ekziston ky rrezik. Pjesa tjetër nuk kanë opinion.


Rreth 48% e të anketuarve nuk kanë opinion për “non paper” të publikuar së fundmi. Rreth 29% mendojnë se mendojnë se përmbajtja e këtyre “non paper” nuk është e vërtet, derisa 24% mendojnë se “non paper” janë të vërteta.

Mbi 41% e respodentëve kanë vlerësuar pozitivisht punën e Agim Bahtirit në këto dy mandate në krye të Mitrovicës. 40% nuk kanë opinion për punën e Bahtirit. Ndërsa negativisht punën e  Bahtirit e shohin vetëm 18%.

33% e të anketuarve mendojnë se Armend Muja duhet të jetë kandidat i LVV-së për Mitrovicën, 29% e shohin Agim Bahtirin, mbi 3.13% e shohin Faruk Mujkën derisa mbi 34% kërkojnë ndonjë kandidatë tjetër nga kjo parti.

Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)

Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)

Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikët e mëposhtëm.