Skena të “pabesueshme” nga Spanja janë bërë virale. Bëhet fjalë për rreth 5 mijë persona që janë mbledhur në një koncert në Barcelonë, që është organizuar më qëllim të kryhen hulumtime sa i përket përhapjes së coronavirusit nëpër ngjarje të mëdha.
Të gjithë vizitorët në hyrje janë testuar ndaj COVID-19, dhe është dashur gjatë tërë kohës të bartin maska. Por, nuk kanë qenë të detyruar të qëndrojnë larg njëri-tjetrit. E nga tribuna i ka argëtuar grupi Love of Lesbian, transmeton Telegrafi.
E rezultat e marra së fundmi nga ky eksperiment, kanë treguar se gjashtë persona janë infektuar me coronavirus në periudhën prej 14 ditëve pas mbajtjes së koncertit në Barcelonë, por incidenca ka qenë më e vogël sesa në tërë popullatën, shkruan BBC.
📽 Ja ha acabat el concert dels Love of Lesbian al Palau Sant Jordi de Barcelona, amb 5.000 persones
👉 https://t.co/PhN8HE2RVO pic.twitter.com/MqBxoNPehw— Catalunya Informació (@Catinformacio) March 27, 2021
Nga gjashtë të infektuarit, ekspertët kanë konstatuar se katër prej tyre janë infektuar diku tjetër e jo në koncert, ku kishin marrë pjesë.
“Nuk ka indikacione që virusi është bartur në koncert. Shpresoj që këto rezultate do të kenë ndikim në kulturën botërore dhe që muzika të dëgjohet ashtu siç e meriton”, ka thënë infektologu Josep Maria Libre.
Koncerti në Barcelonë ka qenë një prej ngjarjeve më të mëdha kulturore në Evropë, e organizuar që nga fillimi i pandemisë së coronavirusit.
E një eksperiment i ngjashëm është kryer muajin e kaluar në Holandë, ku rreth 1.500 njerëz janë mbledhur në një aheng për plot dy ditë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDemografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë
Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore