LAJMI I FUNDIT:

Tuchel nuk është i kënaqur me barazimin ndaj Real Madridit në ndeshjen e parë

Tuchel nuk është i kënaqur me barazimin ndaj Real Madridit në ndeshjen e parë

Thomas Tuchel mbeti i zhgënjyer nga rezultati 1-1 i Chelseat në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve kundër Real Madrid të martën.

Përkundër vlerësimit të ‘guximit’ të djelmoshave të tij për fillimin e shkëlqyeshëm në stadiumin Alfredo Di Stefano, menaxheri gjerman këmbënguli se Blutë mund të kishin shënuar shumë më tepër sesa goli i Christian Pulisic duke pasur parasysh presionin që ata aplikuan në fillim.

Timo Werner ishte përgjegjës për shansin më zhgënjyes të humbur kur gjuajti drejt portierit Thibaut Courtois nga afërsia në 10 minutat e para.


Tuchel ka folur pas ndeshjes, duke thënë se Chelsea mund të kishte përfunduar ndeshjen dhe ndoshta edhe tërë gjysmëfinalen gjatë gjysmë orës së parë.

“Ne e filluam ndeshjen shumë mirë, me shumë guxim dhe cilësi. Ne e meritonim të fitonim pjesën e parë, kishim shumë raste”, ka thënë fillimisht Tuchel për BT Sport.  

“Fatkeqësisht ata shënuan nga një ndërprerje dhe nuk kishin asgjë tjetër, ne nuk lejuam asnjë rast për ta”.

“Ishte një rezultat zhgënjyes në pjesën e parë. Ne duhej të qëndronim të qetë dhe të mos humbnim besimin”.

“Pjesa e dytë ishte shumë taktike, ju mund të ndjeni se ne jemi pak të lodhur. Kishim vetëm disa ditë për të rikuperuar një tjetër ndeshje të vështirë në udhëtim. Ne duhet të jetojmë me rezultatin 1-1”.

“Goli ishte i merituar dhe ne duhet të kishim shënuar të paktën një më shumë”, përfundoi trajneri gjerman i Chelsea. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Real Madridi i hapur t’i ofrojë njërit prej lojtarëve ndërprerjen reciproke të kontratës

Real Madridi i hapur t’i ofrojë njërit prej lojtarëve ndërprerjen reciproke të kontratës

La Liga
Spanja me një lojtar më pak në fushë demolon Zvicrën e cila vuajti mungesën e Xhakës

Spanja me një lojtar më pak në fushë demolon Zvicrën e cila vuajti mungesën e Xhakës

Përfaqësueset
Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Përfaqësueset
Kalo në kategori