LAJMI I FUNDIT:

Bekë Berisha e kritikoi për menaxhimin e pandemisë, reagon ministri Vitia

Bekë Berisha e kritikoi për menaxhimin e pandemisë, reagon ministri Vitia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë sërish se nëse ai ka refuzuar të nënshkruaj ndonjë kontratë për sigurimin e vaksinave, ai do të japë përgjegjësi penale, juridike dhe morale.

Vitia këtë deklaratë e bëri si kundërpërgjigje ndaj deputetit të AAK-së, Bekë Berisha, i cili kritikoi ashpër ministrin për menaxhimin e pandemisë, transmeton Telegrafi.

“Nuk kam thënë se do të jap dorëheqje, ajo është me lehtë për tu bërë. Unë prapë po e them se nëse kam refuzuar diçka të nënshkruaj siç po aludoni ju, unë do të jap përgjegjësi penale, juridike, morale çfarë do përgjegjësie që më ngarkohet”, shtoi ai.


Ministri Vitia po ashtu tha se vaksina AstraZeneca është e sigurt, dhe nuk ka pasur ndonjë efekt serioz të qytetarët.

Ndryshe, deputeti i AAK-së, Bekë Berisha tha se ministri Vitia nuk ka mundur të realizojë premtimet e bërë, pasi që nuk ka arritur të sigurojë vaksina për qytetarët.

“Rezultatet tuaj nuk janë as të përafërta me ato që keni premtuar. Patët premtuar se brenda 6 muajve, 50 përqind e qytetarëve do të kenë qasje për vaksinim. Shpresat për të dalë nga kjo gjendje janë të venitura.
Ashtu siç është gjendja me pandeminë, aspak më mirë nuk jemi me ekonominë. Qeveria vetëm ka shkarkuar dhe emëruar borde për përfitime të veta. Masat e ndërmarra nga qeveria deri më 18 prill, nuk dhanë asnjë efekte pozitiv”, ka deklaruar ai.

Seanca ku po diskutohet për menaxhimin e pandemisë COVID-19 ka filluar rreth orës 15:00. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Dyfishohet numri i të prekurve me HIV në Kosovë, 29 raste të reja për vitin 2024

​Dyfishohet numri i të prekurve me HIV në Kosovë, 29 raste të reja për vitin 2024

Shëndetësi
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, cenon raportet ndërshtetërore

Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, cenon raportet ndërshtetërore

Lajme
Aksidenti mes trenit dhe veturës në Pejë, vdes gruaja që kishte pësuar lëndime

Aksidenti mes trenit dhe veturës në Pejë, vdes gruaja që kishte pësuar lëndime

Kronika e Zezë
Deputetja e LVV-së: Asociacioni nuk sjell normalizim, duhet nënshkruar marrëveshjen e Brukselit

Deputetja e LVV-së: Asociacioni nuk sjell normalizim, duhet nënshkruar marrëveshjen e Brukselit

Lajme
Detaje nga rrahja në Ranillug ku u përfshi një zyrtar policor

Detaje nga rrahja në Ranillug ku u përfshi një zyrtar policor

Kronika e Zezë
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori