LAJMI I FUNDIT:

‘Rritja e eksportit përmes Private Label’ organizimi i radhës nga Klubi i Prodhuesve

‘Rritja e eksportit përmes Private Label’ organizimi i radhës nga Klubi i Prodhuesve

Klubi i Prodhuesve të Kosovës organizoi sot panelin e diskutimit “Rritja e Eksportit përmes Private Label”, diskutim ky i mbajtur në kuadër të Private Label Network Kosovo.

Klubi i Prodhuesve ka filluar iniciativën e Rrjetit të Etiketave Private, që synon të mbështesë, zhvillojë dhe promovojë prodhuesit e etiketave private. Kjo iniciativë ka për qellim që të familjarizoj prodhuesit kosovar me këtë koncept por edhe të rris eksportin e produkteve vendore duke gjetur tregje të reja për prodhuesit.

Produktet e Etiketave Private (Private Label) janë produkte të cilat prodhohen dhe paketohen nga një kompani prodhuese, por që etiketohen më pas me brendin e një kompanie shitjeje tjetër.


Pikërisht në kuadër të kësaj nisme u bë edhe organizmi i panelit të diskutimit “Rritja e Eksportit përmes Private Label”, gjatë së cilit u diskutua mbi çështjet kryesore të private labels duke përfshirë rëndësinë dhe avantazhet e private labels, strategjitë e rritjes së biznesit përmes private labels dhe bashkëpunimi në mes të prodhuesve, shitësve shumicë/pakicë. Por edhe në fund u bë edhe një prezantim mbi pronën industriale.

Gjatë fjalimi të tij, kryetari i Klubit të Prodhuesve, Berat Mustafa tregoi që në kuadër të platformës ‘Made in Kosova’, KPK është duke ju mundësuar prodhuesve kosovar eksportin jashtë vendit.

“Iniciativa e Rrjetit të Etiketave Private, është edhe një synim shtesë për fuqizimin e eksporteve të vendit tonë. Shpresojmë që ky panel i diskutimit do të jetë një nismë e mbarë dhe do të forcojë këtë iniciativë, ku fokusi i tërë vendit do të përqendrohet tek zhvillimi i private label në vendin tonë, si një mundësi e mirë dhe shumë reale në rritjen e eksportit të produkteve tona në tregjet e huaja”, shtoi ai gjatë diskutimit. /Telegrafi/