LAJMI I FUNDIT:

Kryeziu jep detaje për vizitën e Kurtit në Bruksel

Kryeziu jep detaje për vizitën e Kurtit në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nesër do të fillojë vizitën dy ditore në Bruksel, në kuadër të takimeve me përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu në një konferencë për media jepi detaje rreth vizitës dy ditore të Kurtit.

“Ai do të udhëtoj të martën për në kryeqytetin e BE-së dhe do të ketë një vizitë dy ditore do të ketë takime më përfaqësues të lartë të BE-së, prej tyre takimi me presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli, presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von der Layen, përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Joseph Borrell dhe komisioner tjerë të rëndësishëm. Ai po ashtu do ta takojë edhe kryeministrin e Belgjikës”, ka thënë Kryeziu.


Kryeziu iu drejtua mediave pas mbledhjes që kishte Qeveria ku u morën disa vendime. /Telegrafi/