Komuna e Prishtinës ka filluar përgatitjet për vaksinim eventual masiv të popullatës, ka konfirmuar nënkryetari Muhedin Nushi.
Madje, ai tha se numri i të infektuarve është në rënie, dhe sipas tij, qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm që vaksina është zgjidhja e vetme në këto raste.
“Ne veç kemi filluar parapërgatitjet tona në kuadër të komunës dhe të ekipit menaxhues ose shtabit operacional në kuadër të komunës për ndonjë vaksinim eventual masiv i cili mund të ndodhë në Kosovë. Kjo mund të ndodh në rast se furnizohemi me vaksinat mjaftueshëm në mënyrë që të vaksinohet tërë popullata. Numri i infektimeve është në rënie”.
“Tash për tash nuk po shohim ndonjë arsye ose situatë e cila mund të eskalojë. Ajo që është brengosëse është numri i madh i vdekjeve të cilat i kemi jo vetëm në komunë të Prishtinës, por edhe në tërë territorin e Kosovës nëse i vëmë në krahasim numrin e të infektuarve me numrin e të vdekurve”, tha ai për eo.
Tutje, Nushi shtoi se “edhe qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm që vaksina është zgjidhja e vetme në këto raste kur kemi pandemi globale çfarë është kjo që na kapluar nga viti i kaluar”.
Nënkryetari theksoi se janë duke përpiluar planin nëse kërkohet nga Qeveria për shpërndarjen e vaksinave në Qendra të Mjekësisë Familjare.
“Jemi duke përpiluar planin në rast se kërkohet nga Qeveria dhe nuk do të ketë vaksinim vetëm në Qendrën e Sallës Sportive ku aktualisht po kryhet vaksinimi edhe ku është pjesa e stafit të Qendrës së Mjekësisë Familjare të Komunës së Prishtinës”.
“Ne së bashku me ekipin emergjent jemi duke përpiluar planin në rast të kërkesës nga ana e Qeverisë sesi do të mund të shpërndajmë edhe në Qendrën e Mjekësisë Familjare hapësirat për vaksinim masiv për qytetarët e komunës së Prishtinës. Prandaj çdo herë tentojmë si komunë që të bëjmë decentralizim të ofrimit të shërbimeve që të mos jetë vetëm një pikë ku do të shkojnë qytetarët sepse do të ketë mundësi të infektimit nëse tubohen shumë veta. Secili do të tentojmë që të vaksinohet në Qendrën e Mjekësisë Familjare më të afërt të banimit të tyre”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRaportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti
Kupchan: Shfaqja e muskujve para SHBA-së e ndihmojnë Kurtin për popullaritet, por është lojë e rrezikshme
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet
Viktimat e aksidentit tragjik ishin rreth moshës 20 vjeç, kryeprokurori Gashi: Dy janë identifikuar - njëri ende jo
Haga ia pamundësoi Jakup Krasniqit prezencën në varrimin e të vëllait
U dogj me benzinë nga bashkëshorti, Melisa Trëndafili zbulon detaje nga ngjarja e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit
Kader Kicaj pjesë e kinematografisë evropiane?
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë
Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur
Xhuli Nura zbulon lidhjen e re: Djaloshi nga Zvicra është më i ri se ajo
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit