LAJMI I FUNDIT:

Fauci pohon se vaksinimi ndihmon në largimin e maskave

Fauci pohon se vaksinimi ndihmon në largimin e maskave

Anthony Fauci beson se Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve së shpejti do të ofrojnë udhëzime të azhurnuara të COVID-19 për përdorimin e maskave në mjediset e jashtme.

Maskat në fytyrë kanë marrë një rol gjithnjë e më qendror në debat kohët e fundit pasi shumë dyshojnë në përdorimin e vazhdueshëm dhe të gjerë të maskave edhe kur vaksinimet vazhdojnë të rriten në të gjithë vendin, raporton foxnews.


Fauci pajtohet me disa prej këtyre mendimeve, duke thënë se rreziku për njerëzit që merren me aktivitete në natyrë është “i vogël”, veçanërisht për individët e vaksinuar, transmeton Telegrafi.

“Ajo që unë besoj se do të dëgjoni, ajo që vendi do të dëgjojë së shpejti, janë udhëzimet e azhurnuara nga CDC”, tha Fauci. “CDC është një organizatë e bazuar në shkencë. Ata nuk duan të bëjnë ndonjë udhëzim nëse nuk shikojnë të dhënat dhe të dhënat i mbështesin ato”, shtoi ai.

Fauci citoi shifrat që tregojnë se rreth 30 për qind e popullsisë është vaksinuar plotësisht, me të paktën 50 për qind që kanë marrë tashmë një dozë vaksinimi.

CDC së fundmi hoqi një pauzë të rekomanduar për vaksinën “Johnson&Johnson”, duke thënë se vaksina “vazhdon të përmbushë” standardet për “sigurinë, efektivitetin dhe cilësinë”.

Ndryshe, mjeku pohoi se urdhërimi i pauzës nuk ishte një gabim, edhe pse hezitimi i vaksinave mbetet një pengesë e rëndësishme për përpjekjet e imunizimit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Pasagjerët u larguan të hutuar dhe të lagur gjatë fluturimit 4 orësh për në New York

Pasagjerët u larguan të hutuar dhe të lagur gjatë fluturimit 4 orësh për në New York

Amerika
Publikohet plani i ri i pasluftës për Palestinën - çfarë do të ndodhë me Hamasin dhe kush do ta udhëheq Gazën?

Publikohet plani i ri i pasluftës për Palestinën - çfarë do të ndodhë me Hamasin dhe kush do ta udhëheq Gazën?

Azia
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Moment dramatik në Xhakarta - punonjësi i aeroportit bie nga aeroplani, nuk e vëren se kishin lëvizur shkallët e daljes

Moment dramatik në Xhakarta - punonjësi i aeroportit bie nga aeroplani, nuk e vëren se kishin lëvizur shkallët e daljes

Azia
Kalo në kategori