LAJMI I FUNDIT:

Del Piero, kandidat serioz për t’u bërë President i Juventusit

Del Piero, kandidat serioz për t’u bërë President i Juventusit

Alessandro Del Piero thuhet se është njëri nga kandidatët kryesor për t’u bërë President i Juventusit nga sezoni i ardhshëm.

Ish-sulmuesi i Italisë dhe Juventusit është tani një ekspert në mediumin ESPN, por mund të marr një rol të madh në të ardhmen e afërt.


Sipas gazetës me bazë në Romë Il Messaggero, Del Piro mund të bëjë një kthim tronditës në Torino për të zëvendësuar Andrea Agnellin në rolin e Presidentit.

E ardhmja e Agnellit te Juventusi, mësohet data kur do të merret vendimi
Lexo po ashtu E ardhmja e Agnellit te Juventusi, mësohet data kur do të merret vendimi

Agnelli ishte njëri nga arkitektët kryesorë të Superligës Evropiane që u shpall një javë më parë dhe kjo mund ta largoj nga roli i tij te Juventusi.

Sidoqoftë, projekti dështoi brenda 48 orësh dhe pozicioni i Agnelli mbetet në ajër. Agnelli nuk po mendon të japë dorëheqjen, por kushëriri i tij dhe drejtori i kompanisë Exor, John Elakann, mund të vendosë ta largoj atë nga roli gjatë mbledhjes së ardhshme të aksionarëve të Exor më 27 maj.

Del Piero nuk është i vetmi kandidat për Presidencën e Juventusit.

Pritet revolucion i madh te Juventusi - Marotta drejtor gjeneral, Trezeguet drejtor sportiv dhe Del Piero nënkryetar
Lexo po ashtu Pritet revolucion i madh te Juventusi - Marotta drejtor gjeneral, Trezeguet drejtor sportiv dhe Del Piero nënkryetar

Alessandro Nasi është kandidati kryesor për këtë rol dhe ish-trajneri i Juventusit dhe Italisë Marcello Lippi është shfaqur gjithashtu si një zëvendësues i mundshëm i Agnellit.

Më parë në prill, ish-sulmuesi i Juventusit, David Trezeguet, sugjeroi që ai dhe Del Piero mund të ktheheshin te Bianconerët në disa role drejtuese. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Ylli i West Ham i bindur se do ta ndalin Cityn: Arsenali shpallet kampion

Ylli i West Ham i bindur se do ta ndalin Cityn: Arsenali shpallet kampion

Premier League
Skuadra e inkuadruar në Ligën Premier dëshiron ta dobësojë Arsenalin, bën ofertë të lartë për dy yjet e Topçinjve

Skuadra e inkuadruar në Ligën Premier dëshiron ta dobësojë Arsenalin, bën ofertë të lartë për dy yjet e Topçinjve

Premier League
Kalo në kategori