LAJMI I FUNDIT:

Vrasja në Novosellë të Pejës, policia tregon për armët dhe municionin që konfiskoi në shtëpinë e dorasit

Vrasja në Novosellë të Pejës, policia tregon për armët dhe municionin që konfiskoi në shtëpinë e dorasit
Foto ilustrim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të shtunën në Novosellë të Pejës, ku në një konflikt për çështje pronësore Bashkim Brahimaj është vrarë nga djali i axhës së tij.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin e djeshëm dhe me armët që janë konfiskuar gjatë bastisjes në shtëpinë e dorasit.

Në raportin e Policisë thuhet së në Fshatin Novosellë të Pejës, më 24.04.2021, në orën 14:40 është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka qëlluar me arme zjarri viktimën mashkull kosovar.


“Në vendin e ngjarës kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Gjate kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: një mitraloz, një pistolete, pajisje për pastrim te armës, 890 fishek të kalibrave të ndryshëm, dhe pesë predha po ashtu kalibra të ndryshëm”, thuhet në njoftimin e Policisë, përcjell Telegrafi.

Vrasje në Novosellë të Pejës - dyshohet se ndodhi për pronë
Lexo po ashtu Vrasje në Novosellë të Pejës - dyshohet se ndodhi për pronë

Me vendim te prokurorit trupi i pajete i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Viktima Bashkim Brahimaj ka qenë ish-pjesëtar i UÇK-së dhe për vrasjen e tij ka reaguar edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka shprehur ngushëllime familjes dhe bashkëluftëtarëve të tjerë të viktimës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori