LAJMI I FUNDIT:

Leonardo flet për të ardhmen e dy yjeve, Neymar dhe Mbappe

Leonardo flet për të ardhmen e dy yjeve, Neymar dhe Mbappe

Drejtori sportiv i Paris Saint-Germain, Leonardo këmbëngul se klubi i tij nuk do të nxitojë për të nënshkruar një kontratë të re me Neymarit, ndërsa ka folur edhe për të ardhmen e Kylian Mbappe.

Marrëveshja aktuale e brazilianit skadon në qershor 2022, që do të thotë se ai do të ishte i lirë të largohej në një transferim falas verën e ardhshme nëse PSG nuk arrin të arrijë një marrëveshje të re.


Megjithatë, përkundër raporteve të fundit se Barcelona mund të përpiqet të sjellë në shtëpi ish-yllin e tyre, Leonardo nuk shqetësohet për mundësinë e humbjes së yllit të tyre.

Pochettino flet për yjet Neymar e Mbappe, si dhe për thashethemet rreth transferimit të Messit
Lexo po ashtu Pochettino flet për yjet Neymar e Mbappe, si dhe për thashethemet rreth transferimit të Messit

“Ne nuk po ngutemi. Askush nuk po vrapon pas nesh, ne jemi vërtet të qetë, kemi raporte shumë të mira dhe të sinqerta. Të gjithë e dinë qëllimin tonë”, ka thënë Leonardo për Canal +, kur u pyet për të ardhmen e Neymarit.

Drejtori sportiv i klubit francez ka folur edhe për të ardhmen e yllit tjetër të ekipit, Mbappe.

“Gjithçka është e qartë, ne e dimë situatën e Kylian, ai e di se çfarë mendojmë, nuk ka asgjë më shumë se kaq. Ai ka ende një vit në kontratë, vendimi i tij do të vijë”.

“Ne jemi përgjithësisht optimistë për një marrëveshje të re. Ne nuk kemi as një arsye për të mos qenë optimistë për të ardhmen. Unë kërkoj edhe një herë për përqendrim total”, përfundoi drejtori i PSG-së. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga

"Isha shumë afër të shkoja, detajet vendosën" - Xhaka kujton kohën kur ishte pranë marrëveshjes me Romën

Serie A
Kalo në kategori