LAJMI I FUNDIT:

Arbëria fiton me vështirësi ndaj Besës dhe mban gjallë shpresat për mbijetesë

Arbëria fiton me vështirësi ndaj Besës dhe mban gjallë shpresat për mbijetesë

Arbëria ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 ndaj Besës në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Superligën e Kosovës.

Klubi nga Dobraja e Lipjanit ka gjetur fitoren pas katër humbjeve radhazi, duke mposhtur klubin pejan dhe duke mbajtur gjallë shpresat për mbijetesë.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabartë, por me vendasit që patën një rast më të mirë për të shënuar.


Almir Kryeziu (26’) gjuajti nga afërsia, por goditjen e tij u prit fillimisht nga  Visar Haxhijaj, ndërsa më pas u përplas në traversë dhe ekipet shkuan në pushim pa gola.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e hapur nga të dyja skuadrat, të cilat arritën edhe të gjejnë golin, me vendasit dy herë dhe mysafirët një herë.

Të parët në epërsi kaluan Besa me anë të Etnik Brruti (52’), i cili shënoi me kokë për 0-1, por Arbëria barazoi 1-1 me anë të Marcelei Santos (65’).

Kur ndeshja pritej të shkonte drejt fundit me barazim, në skenë doli Hysen Bytyqi (85’), i cili shënoi për 2-1 për Arbërinë dhe vulosi rezultatin përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Arbëria e sheh veten në pozitën e nëntë me 30 pikë apo tri më pak se pozita e tetë, ndërsa Besa zë vendin e fundit me vetëm 10 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Arbëria udhëton te Feronikeli, ndërsa Besa e pret Dritën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arrin oferta e parë në zyrat e klubit, Coman drejt largimit nga Bayerni

Arrin oferta e parë në zyrat e klubit, Coman drejt largimit nga Bayerni

Bundesliga
Nico Williams refuzon katër oferta të rëndësishme, nga Bilbao largohet vetëm për një klub

Nico Williams refuzon katër oferta të rëndësishme, nga Bilbao largohet vetëm për një klub

La Liga
Gjashtë yje të Barcelonës do të humbasin turneun në SHBA - zbulohet arsyeja

Gjashtë yje të Barcelonës do të humbasin turneun në SHBA - zbulohet arsyeja

La Liga
Thyhet rekordi i Freddy Adu, ky është lojtari debutues më i ri në historinë e MLS

Thyhet rekordi i Freddy Adu, ky është lojtari debutues më i ri në historinë e MLS

Ligat tjera

"Pjesa e munguar e enigmës" - legjenda e Chelseat kërkon transferimin e Granit Xhakës

Premier League
Rabiot ka refuzuar ofertën përfundimtare të Juventusit, në bisedime me disa klube të njohura

Rabiot ka refuzuar ofertën përfundimtare të Juventusit, në bisedime me disa klube të njohura

Serie A
Kalo në kategori