LAJMI I FUNDIT:

Labi nuk e përjashton mundësinë e rikthimit në politikë: Do të ketë surpriza

Labi nuk e përjashton mundësinë e rikthimit në politikë: Do të ketë surpriza

Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri, dikur ishte edhe deputet në Kuvendin e Kosovës.

Përkatësisht ai ishte deputet i legjislaturës së gjashtë të kuvendit, aso kohe e qeverisur nga ish-kryemministri Ramush Haradinaj, ndërkohë vet Labi ishte deputet nga radhët e AKR-së, që në vitin 2017 ishte në kolacion me partitë LDK dhe Alternativa.

Kyçjen e tij në politikë, Labi e cilëson si një nga pesë datat e tij më të rëndësishme në jetë dhe këtë ai e konfirmoi përmes një prej kronikave të emisionit “Prive”, ku ishte i ftuar së fundmi.


Labinot Tahiri (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

E pyetur nga moderatorja Liberta Spahiu se nëse ky ishte një sinjal që ai do të vazhdojë të merret me politikë, Labi e pohoi këtë gjë.

“Pa dyshim, shiko jnganjëherë disa dallgë që s’mund t’i ndalë askush, përshembull cunami nuk vjen çdo ditë, vjen nganjëherë. Lumenjtë mund të qarkullojnë tërë kohë, cunamitë ka njëfarë qetësie pastaj vërshojnë, kështu që një herë jam duke pushuar në aspektin e qetësisë, por do të ketë surpriza pa dyshim. Unë jam i paparashikueshëm ju e dini”.

Labi flet për kohën e luftës: U jam lutur të më fusin në listën e UÇK-së
Lexo po ashtu Labi flet për kohën e luftës: U jam lutur të më fusin në listën e UÇK-së

Ai thotë se është veçanërisht mirënjohës ndaj politikës, pasi ai arriti të marrë pasaportë shqiptarë falë një dekreti të presidentit Ilir Meta, si shenj respekti për humanizmin e tij. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes

Magazina

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij

Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij

Magazina

"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Kalo në kategori