LAJMI I FUNDIT:

Sot, mot me diell dhe vranësira në Kosovë

Sot, mot me diell dhe vranësira në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të shtunën (sot) mbi vendin tonë do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe me rreze dielli.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 deri 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-6 m/s. /Telegrafi/