Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Suharekë, ka njoftuar se ka ndërruar jetë veprimtari i kësaj partie, Remzi Kololli.
Sipas njoftimit të LDK-së, thuhet se i ndjeri kishte filluar veprimtarinë patriotike qysh nga fillimi i lëvizjes gjithpopullore në Lidhjen Demokratike të Kosovës, në shërbim të lirisë e demokracisë.
“Dita e sotme për degën e LDK-së në Therandë, filloi me një lajm tepër pikëllues. Është ndarë nga jeta njëri prej veprimtarëve më të devotshëm të LDK-së Ing. Remzi Kololli. I ndjeri kishte filluar veprimtarinë patriotike qysh nga fillimi i lëvizjes gjithpopullore në Lidhjen Demokratike të Kosovës, në shërbim të lirisë e demokracisë. Ishte veprimtar i paepur i LDK-së, puna, përkushtimi e sinqeriteti qenë prej virtyteve që karakterizonin personalitetin e tij”, thuhet në njoftimin e LDK-së.
Më tej në njoftim thuhet se Kololli u zgjodh e u rizgjodh kryetar i nëndegës së LDK-së në Budakovë.
“Post të cilin e mbajti me përgjegjësi të lartë e përkushtim të madh. Dega e LDK-së në Therandë, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, rrethit e shoqërisë. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, thuhet në njoftim.
Ndryshe Telegrafi mëson nga burime se i njëjti dyshohet të ketë bërë vetëvrasje.
Lidhur me këtë Telegrafi ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës, të cilët kanë thënë se është raportuar për një rast vetëvrasje në fshatin Budakovë të Suharekës
“Më datë 22 prill 2021 rreth orës 23:27 minuta, një qytetar përkatësisht djali i viktimës ka informuar policinë se prindi i tij, përkatësisht babai ka lënduar veten si pasojë e lëndimit me armë zjarri. I lënduari është dërguar në QKMF në Suharekë ku edhe është konstatuar vdekja e tij si pasojë e lëndimit nga arma e zjarrit”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
Osmanollaj theksoi se policia në Suharekë dhe Hetimet Rajonale së bashku me forenzikën kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në cilësinë e provës materiale kanë sekuestruar një pistolete, 82 fishek të pistoletës dhe një telefon.
“Sipas deklaratave të familjarëve, viktima ka pasur probleme shëndetësore dhe ka vuajtur nga depresioni, ku sipas tyre dhe dokumentacionit mjekësor i njëjti ka qenë duke kryer kontrolla mjekësore. Rasti është nën hetim dhe me njoftim të prokurorit rasti është duke u hetuar për vetëvrasje”, ka thënë Osmanollaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit