LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet 25 vjeçari nga Klina, pas bashkëpunimit të qytetarëve me policinë

Arrestohet 25 vjeçari nga Klina, pas bashkëpunimit të qytetarëve me policinë

Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka njoftuar se falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit, Kushtrim Bojaj dhe me datë 22.04.2021,është bërë arrestimi i tij nga hetuesit e stacionit policor Klinë.

Me datë 26.02.2021, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar: Kushtrim (Luan) Bojaj, i cili kërkohej për veprën penale: “Vjedhje e rëndë”. I dyshuari i lartcekur është dërguar në ndalim policor. Rritja e besimit në Policinë e Kosovës, rritja e bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e tyre do të qojë në përforcimin e mëtejshëm të Policisë dhe në të njëjtën kohë edhe në rritjen e efikasitetit dhe suksesit në punët policore”, thuhet në njoftimin e policisë.


Policia ka njoftuar se për suksese në parandalimin e krimeve, qytetarët nuk duhet hezituar, duhet të kthehen në Polici pa uniforma dhe vetëm me bashkëpunimin e tyre si në të gjitha vendet e qytetëruara, do të arrijmë të jetojmë në një vend më të sigurt.

Policinë e Kosovës në Rajonin e Pejës po e ndihmojnë qytetarët, falënderojmë të gjithë për besimin dhe rritjen e bashkëpunimit në realizimin e planeve për të mirën e vet qytetarëve dhe vendit. /Telegrafi/