LAJMI I FUNDIT:

Sot mot i vranët dhe intervale me diell

Sot mot i vranët dhe intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët e me intervale diell, ndërsa në vendet malore mund të ketë rigatë dobëta shiu.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-10 m/s. /Telegrafi/