LAJMI I FUNDIT:

​Haxhiu pas arrestimit të policit në Gjilan: Dhunuesit s’kanë vend në institucionet tona

​Haxhiu pas arrestimit të policit në Gjilan: Dhunuesit s’kanë vend në institucionet tona

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë të marrin të gjithë hapat e nevojshëm në lidhje me rastin e policit i cili dyshohet se ka dhunuar një të mitur.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se abuzuesit dhe dhunuesit nuk kanë vend në shoqërinë kosovare e aq më pak në institucione.


“Policia e Kosovës, përveç mbrojtëse e lirive dhe të drejtave të garantuara, janë edhe shembull i tyre. Zyrtari i Policisë është mbrojtës i të cenuarve dhe jo akter i krimit e dhunimit.  Ai do të duhej të ishte referencë për sjelljet e secilit qytetar dhe jo vet i përfshirë në dhunime siç ka dyshime për dhunimin e një vajze të mitur nga zyrtari policor”, shkruan ndër të tjera Haxhiu.

Duke u bërë thirrje organeve të drejtësisë që të marrin hapat e nevojshëm, ajo ka thënë se nëse dyshimet vërtetohen, zyrtari policor jo vetëm që do të largohet nga uniforma, por do të marrë edhe dënimin e merituar.

“Organet kompetente menjëherë duhet të ndërmarrin hapat e nevojshëm dhe nëse këto dyshime vërtetohen,  persona të tillë jo vetëm të largohen nga uniforma, por të marrin edhe dënimin e merituar.  Republika e Kosovës duhet të jetë vend i respektimit të lirive dhe drejtave të njeriut ku krimi e dhunimi nuk do të gjejnë vend, ku këto fenomene negative jo vetëm të ndëshkohen por as edhe të stimulohen. Askush nën petkun e zyrtarit nuk guxon të ndihet autonom karshi ligjit.  Abuzuesit e dhunuesit nuk kanë vend në shoqërinë tonë, aq më pak në institucione”, shkruan Haxhiu.

IPK arreston dhe suspendon një zyrtar policor të dyshuar për "sulm seksual", ndaj një të miture
Lexo po ashtu IPK arreston dhe suspendon një zyrtar policor të dyshuar për "sulm seksual", ndaj një të miture

Ndryshe, Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve, ka arrestuar një zyrtar policor të dyshuar për “sulm seksual”, ndaj një të miture.

IPK, bënë të ditur, se ditë më parë kishte pranuar një informacion sipas të cilit dyshohej se një zyrtar policor (i Njësisë Rajonale të komunikacionit rrugor në Gjilan) kishte kryer veprën penale “sulm seksual”. Në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan hetuesit e IPK-së kanë filluar procedurën hetimore që ka përfshirë edhe autorizimin e përdorimit të masave të fshehta të hetimit.

Si rezultat i veprimeve hetimore IPK thekson se janë siguruar dëshmi në bazë të të cilave dyshohet se zyrtari policor ka kryer veprën penale të “sulmit seksual”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori