Me kërkesë të avokatit të të pandehurit Shaban Gogaj, Besnik Berisha seanca për rastin e të ndjerit Agonis Tetaj është shtyrë nga trupi gjykues për datën 07 maj në ora 10:00.
Kështu tha në një prononcim për Telegrafin, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti.
Sipas saj, kjo kërkesë nga avokati Berisha u bë pasi ai kishte seanca tjera gjyqësore të caktuara për datën e sotme.
“Jo sot nuk është duke u mbajt seanca është shty për datën 07 maj në orën 10:00. Paraprakisht avokati i të pandehurit Shaban Gogaj ka kërkuar që seanca të shtyhet për shkak se ka pas seanca të caktuara më herët për datën e sotme. Menjëherë atë ditë kur është vendos seanca për rihapjen e shqyrtimin gjyqësor dhe është caktuar data e seancës dhe ai e ka njoftuar trupin gjykues se nuk mund të jetë prezent për shkak se i ka seancat e tjera për këtë datë. Palët janë njoftuar më herët për shtyrjen e kësaj seance”, ka thënë Zhuti.
Ndryshe, javë më parë u publikua video ku shihej vrasja e Agonis Tetajt në vendin e tij të punës në Deçan në kompaninë “Gogaj Ag”.
Për vrasjen e Agonis Tetajt është duke u akuzuar Shaban Gogaj, ndërkaq Prokuroria e Pejës kishte ngritur aktakuzë që e ngarkonte Shaban Gogajn për vrasje të rëndë të Agonis Tetajt.
Por më pas lënda i është kaluar Prokurorisë së Gjilanit.
Agron Uka, prokuror i Prokurorisë së Gjilanit ka përfaqësuar këtë lëndë në gjykatë, ku në fjalën përfundimtare kishte rikualifikuar vrasjen e Agonis Tetajt si “vrasje nga pakujdesia”.
Pas kësaj, babai i të ndjerit, Isuf Tetaj, përmes një shkrimi publik drejtuar Kryeprokurorit të Shtetit, mediave dhe ambasadave ka shprehur pakënaqësinë e tij me veprimin e prokurorit i cili e konsideroi nga pakujdesia vrasjen e birit të tij.
Pas kësaj letre dhe pas pamjeve të publikuar prokurori Agron Uka është përjashtuar nga rasti dhe çështja i ka kaluar një prokurori tjetër.
Në të njëjtën kohë Kryeprokurori i Shtetit kishte kërkuar nga trupi gjykues që të mos e shpall aktgjykimin pasi që kishte kërkuar që të bëhen hetime të mëtutjeshme për të marrë prova të tjera të nevojshme për zbardhjen e rastit.
Gjykata e Pejës kishte marrë vendim për rihapje të shqyrtimit gjyqësor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje