Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar sot pas lajmit për vdekjen e një të burgosuri në Klinikën e Neurologjisë.
KMDLNj njofton se në Kosovë për tetë muaj kanë vdekur katër të burgosur me diagnozë terciare.
Lexoni të plotë reagimin e KMDLNJ-së:
Sipas informatave të KMDLNj–së, i burgosuri R.S., i lindur në Therandë më 17.10.1970, ka vdekur mbrëmë në ora 22:55 në Klinikën e Neurologjisë së SHSKUK–së për shkak të kancerit malinj në pelvik i cili është shpërndarë në pjesët tjera të trupit.
Në kuadër të mundësive ekzistuese, i burgosuri R.S. që ishte në vuajtje të dënimit nga viti 2016 ishte trajtuar brenda Stacionarit në Burgun e Dubravës për t’u dërguar pastaj në Klinikën e Neurologjisë ku ka qenë i shtrirë e cila tërë kohën ka bashkëpunuar me Kliniken e Onkologjisë për trajtimit e tumorit dhe të metastazave mirëpo për shkak të rritjes së masës së tumorit dhe metastazave të shumta, gjendja shëndetësore i ishte përkeqësuar shumë andaj edhe ka ndërruar jetë.
Duhet të theksohet se ky rast ishte në mesin e 25 rasteve të ngjashme që, me fillimin e pandemisë ishte dërguar te gjykata dhe institucionet tjera kompetente duke kërkuar lirimin e tyre por se ishte refuzuar në mungesë të aktit përkatës ligjor.
Praktikat e deritashme që, për shkak të diagnozës terciare, sëmundjeve të pashërueshme, të burgosurve t’iu mundësohet ta pezullojnë dënimin e ka një përparësi që i mundëson të burgosurit të vdesë në shtëpi, pranë familjes dhe ta ulë numrin e të dënuarve që vdesin në burgje e që menjëherë bëhet lajm, pavarësisht kushteve dhe rrethanave të vdekjes.
Në këtë mënyrë i shkaktojnë shumë probleme Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Shërbimit Shëndetësorë të Burgjeve që bëjnë përpjekje, në kuadër të mundësive që i kanë, të trajtojnë raste të tilla.
Qartazi, Shërbimi Shëndetësor i Burgjeve, përkundër vullnetit, nuk ka kapacitete profesionale të mjaftueshme të trajtojë raste me diagnoza terciare kurse trajtimi në Klinikat përkatëse përcillet me shumë pengesa dhe probleme, nga ato logjistike, deri te ato të sigurisë.
Pikërisht për këtë, KMDLNj ka propozuar që të formohet një Komision i Pavarur Shëndetësor që do të trajtonte këto raste dhe i cili do të dilte me propozime konkrete, jo për pezullim të përkohshëm të dënimit, por për ndërprerje të dënimit.
Nga kjo ndërprerje do të përjashtoheshin kryerësit e veprave skajshmërish me rrezikshmëri të lartë dhe që paraqesin rrezi për sigurinë e përgjithshme e që do të duhej të saktësohej me Ligjin për Ekzekutim të Sanksioneve Penale. KMDLNj propozon që të amandamentohet LESP-i në mënyrë që të dënuarit me diagnoza terciare do të liroheshin nga vuajtja e dënimit ose dënimi do t’iu zëvendësohej me një masë tjetër e që më i përshtatshmi do të ishte arresti shtëpiak.
Shteti, përveç ndëshkimit për kryerësit e veprave penale që parashihen me ligjet në fuqi, duhet ta ketë parasysh edhe aspektin humanitar për raste që pashmangshëm përfundojnë me fatalitet për të burgosurit përjashtuar rasteve që u cekën në lartë dhe që, në Ligjin e rishikuar do të saktësoheshin qartë duke krijuar një bazë ligjore, edhe për gjykatësit që i trajtojnë këto raste me propozim të Komisionit Shëndetësor, SHKK apo institucioneve tjera.
Deri sa të kemi paqartësi dhe mungesë të bazës përkatëse ligjore , të burgosurit me diagnoza terciare do të vazhdojnë të vdesin (të tillë janë 20 të burgosur), SHKK -ë dhe SHSHB-ve do të vërehen në situatë të rëndë pa pasur ndonjë përgjegjësi konkrete, familjarët do të dyshojnë se nuk iu është ofruar shërbim i nevojshëm për anëtarë të familjeve që kanë vdekur si të burgosur si dhe do të humbë besimi në këto institucione.
KMDLNj i shprehë ngushëllime familjes së R.S. Të burgosurit që ka vdekur sikur që kërkon nga autoritetet përgjegjëse që të ndërmarrin veprime që të parandalohen këto raste të vdekjeve në burgje përmes ndryshimit të LESP- it dhe krijimit të një baza ligjore që e rregullon këtë çështje e që për KMDLNj–ë është çështje ekskluzivisht humanitare dhe e drejtë njerëzore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A