LAJMI I FUNDIT:

Studimi: Ngrënia e akullores për mëngjes mund të ndihmojë në përmirësimin e performancës mendore

Studimi: Ngrënia e akullores për mëngjes mund të ndihmojë në përmirësimin e performancës mendore

E mbani mend kur ishit gjashtë vjeç dhe donit të hani akullore për mëngjes? Epo, rezulton se keni qenë më të zgjuar nga sa keni menduar.

Akullorja është një ushqim i preferuar për të gjitha brezat dhe zakonisht shijohet pas ngrënies, midis vakteve, por një studim japonez tregon diçka tjetër – akullorja është zgjedhja e përsosur e mëngjesit.

Studimi u drejtua nga profesori Yoshihiko Koga i Universitetit Kyorin, i cili merret me problemin e përmirësimit të gatishmërisë dhe performancës mendore.


Koga i ndau pjesëmarrësit e studimit në dy grupe, ata që konsumuan akullore menjëherë pas zgjimit dhe ata që konsumuan lloje të tjera mëngjesi. Pjesëmarrësit që hëngrën akullore patën reagime më të shpejta dhe më pak acarim mendor kur u krahasuan aktivitetet e tyre të trurit.

Kur ky studim japonez u shpërnda në media në gjuhën angleze, ai u bë viral në një kohë shumë të shkurtër. Në faqen e internetit japoneze, mund të vërehet se ka një mbështetje të madhe nga kompania e ëmbëltoreve.

Për fat të keq, kontrolli i fakteve nuk është i mundur sepse faqja në internet japoneze nuk lidhet drejtpërdrejt me vetë studimin.

Nga ana tjetër, analizat e bëra në Shkollën Mjekësore të Harvardit tregojnë se një dietë e pasur me sheqer rrit rrezikun e sëmundjes së zemrës, por kjo nuk vlen vetëm për njerëzit që janë mbipeshë, por për të gjithë nëse sheqeri tejkalon nivelin normal në trup. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori