LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi barazon serinë finale ndaj Penzës në Ligën e Femrave

Bashkimi barazon serinë finale ndaj Penzës në Ligën e Femrave
(Foto: basketbolli.com)

Bashkimi me një lojë të jashtëzakonshme në çerekun e fundit, ka mundur Penzën me shifrat 65-70 (14:14, 22:17, 22:22, 7:17) në finale të “play-offit’ në EBC Ligën e Femrave, duke barazuar serinë finale në 1:1.

Ndeshja e ardhshme do të zhvillohet në Prizren, derisa kampion i EBC Ligës së Femrave do të shpallet skuadra që shënon tri fitore.


Çereku i parë ishte i baraspeshuar dhe këtë e dëshmon edhe rezultati 14:14. Edhe perioda e dytë ishte e baraspeshuar, me rikthime të shumta në rezultat, por vashat pejane shkëputen në fund, duke shkuar në pushim me shifrat 36-31.

Vendaset vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e tretë, ku kishin epërsi deri në 18 pikë, 54:36, por mysafiret me kalimin e minutave ngushtuan epërsinë, që ishte 58:53, pas 30 minutave lojë.

Vashat prizrenase vazhduan me lojë të mirë, duke barazuar rezultatin në 61:61, e më pas edhe kaluan në epërsi 63:65, duke qenë më të vëmendshme në fund dhe triumfuan 65-70, duke barazuar serinë finale në 1-1.

Te Penza u dallua Arbnore Përquku me 21 pikë e 10 asistime, kurse te Bashkimi u dalluan Saranda Daci me 19 pikë e 15 kërcime dhe Aisha Balarabe me 21 pikë, 11 kërcime e 8 asistime.

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori