LAJMI I FUNDIT:

Peja me triumf bindës ndaj Sigal Prishtinës

Peja me triumf bindës ndaj Sigal Prishtinës
(Foto: basketbolli.com/KB Peja/Korniza)

Peja ka shënuar fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës 106-77 (31:21, 25:22, 22:24, 28:10), në çerekfinale të Five Star Superligës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja në fakt filloi e baraspeshuar me shumë rikthime në rezultat, por në dy minutat e fundit, shkëputet Peja, duke e fituar çerekun e parë 31:21.


Pejanët vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e dytë, ku kishin epërsi deri në 15 pikë, 44:29, derisa shkuan në pushim me shifrat 56-43, me një tre pikësh nga Dandy, kurse suksesi i pejanëve në pejanëve në pjesën e parë erdhi nga qendrat Walters-Shoshi.

Verdhezinjtë shkëlqyen në periudhën e tretë, ku epërsinë më të lartë e kishin 25 pikë, 76:51, dhe më pas kishin një rënie që e shfrytëzuan prishtinasit, duke ngushtuar shifrat në 76:66, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 78:67.

Dhjetë minutat e fundit ishin vetëm formalitet, pasi Peja menaxhoi mirë epërsinë dhe e ngriti, derisa Prishtina luajti pa lojtarë të huaj. 106-77 ishte rezultati përfundimtar dhe Peja kalon në epërsi 1:0. Skuadra që shënon dy fitore do të kualifikohet në gjysmëfinale, ku e pret Ponte Prizreni.

Te Peja u dalluan Brandon Walters me 36 pikë e 16 kërcime, Lis Shoshi me 18 pikë e 14 kërcime dhe Laron Dandy me 23 pikë e 11 kërcime, kurse te Sigal Prishtina, Fisnik Rugova kishte 16 pikë e 9 kërcime.

Ndeshja e dytë do të zhvillohet të martën në kryeqytet.

Në trend Sport

Më shumë
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e

Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e "Santiago Bernabeut" të ri

La Liga
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori