Këngëtarja e njohur shqiptare, Kida, këto ditë është duke qëndruar në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.
E teksa është duke shijuar disa ditë të mira pushimi, Kida në të njëjtën kohë po kryen edhe xhirimet e klipit të saj më të ri.
Kësaj radhe ajo do të vijë në një bashkëpunim me reperin gjerman Samra, i cili gjithashtu ndodhet në Dubai për xhirimet këto ditë.
Ai ka publikuar në InstaStory një fotografi me këngëtaren shqiptare, të realizuar së fundmi në shesh-xhirim, ku Kida duket mjaft tërheqëse me një veshje rozë para një numri veturash.
Mirëpo një skenë e tillë nuk duket të jetë diçka jo e parë për publikun më herët, pasi një klip të ngjashëm e ka realizuar edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.
Bëhet fjalë për klipin “New Look”, i cili u publikua në vitin 2019, e që ishte xhiruar në Dubai, madje një nga skenat ishte realizuar në urën e famshme “Meydan” – pikërisht aty ku Kida dhe Samra po e xhirojnë klipin e tyre.
Edhe Rita Ora kishte interpretuar këngën e saj në një veshje të lëkurës, para një numri të madh veturash, nën dritat e urës së famshme me konstruksion të valëzuar.
Duke parë në fotografinë e xhirimeve, përveç lokacionit, Kida duket të jetë inspiruar edhe nga skenari i klipit të Ritës, i cili ishte konceptuar si një mini-film i “Fast and Furous”.
Kjo nuk është hera e parë që këngëtaret e tregut vendor inspirohen nga yjet botërorë për klipet e tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëErjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit
“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak